Rajoni

Pas 32 viteve largohet nga detyra/ Haradinaj-Stublla: Kosova falënderon Kongresmenin Eliot Engel për angazhimin e tij, jeni një hero i vërtetë për ne

Sipas mediave kosovare në një mesazh që ka bërë Shefja e diplomacisë kosovare,  ka veçuar momentet kryesore të angazhimit të Engel për Kosovën, i cili sipas saj vazhdon të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në Ëashington. Ndër të tjera ajo ka shtuar seEngel ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës.
Featured image of article: Pas 32 viteve largohet nga detyra/ Haradinaj-Stublla: Kosova falënderon Kongresmenin Eliot Engel për angazhimin e tij, jeni një hero i vërtetë për ne Eliot Engel

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka falënderuar Kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin që ka bërë Kosovën.

Sipas mediave kosovare në një mesazh që ka bërë Shefja e diplomacisë kosovare, ka veçuar momentet kryesore të angazhimit të Engel për Kosovën, i cili sipas saj vazhdon të jetë zëri i fuqishëm i Kosovës në Ëashington. Ndër të tjera ajo ka shtuar seEngel ka një vend të veçantë në zemrat e njerëzve të Kosovës.

“Ju na ndihmuat në momentet tona më të errëta, ishit dhe vazhdoni të jeni zëri ynë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kampion për të drejtat tona dhe vendin tonë në botë, një përpjekje që vetëm miqtë e vërtetë mund ta bëjnë. Ju ishit një fener drite që na përfaqësonit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe e vërteta jonë ishte e sigurt me ju, dhe për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, ka thënë me këtë rast Ministrja Haradinaj-Stublla. Ju jeni një hero i vërtetë për ne. Republika e Kosovës do t’ju kujtojë gjithmonë si një mik që u ngrit për ne në kohë nevoje dhe në kohë paqeje, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë punën tonë së bashku, drejt horizonteve të reja. Ju jeni një hero i vërtetë për ne. Republika e Kosovës do t’ju kujtojë gjithmonë si një mik që u ngrit për ne në kohë nevoje dhe në kohë paqeje, dhe ne shpresojmë të vazhdojmë punën tonë së bashku, drejt horizonteve të reja”- ka thënë Haradinaj-Stublla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eliot Engel largohet sot nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve karrierë. Kongresmeni i njohur ndryshe si “miku i shqiptarëve” për shkak të mbështetjes që ka dhënë për Kosovën, është përshëndetur edhe nga figura të rëndësishëme në vendin tonë. Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment