Sport

Pas 266 ditësh, Anglia hap stadiumet për tifozët, por jo të gjithë janë dakord …

52% e të intervistuarve thanë, se ishin “Pro” rihapjes së stadiumeve, ndërsa 45% preferonin të prisnin daljen e vaksinës dhe më pas hapjen e stadiumeve
Featured image of article: Pas 266 ditësh, Anglia hap stadiumet për tifozët, por jo të gjithë janë dakord …
Përditësuar:

ANGLI – Në ishull janë hapur dyert për tifozët në stadiume, në gjashtë ndeshje të Championship, League One dhe League Two. Por në një sondazh të BBC, vetëm 26% e të anketuarve thanë se ishin “Pro” kthimit të tifozëve në stadiumet e Premier League.

Kontrolli i temperaturës në hyrje të stadiumit, pastrimi i duarve dhe një filxhan çokollatë falas ishin të detyrueshme për dy mijë tifozët, që u lejuan në stadium për ndeshjen Charlton-Dons, jug-lindje të Londrës. Kësisoj, pas 266 ditësh, futbolli anglez është ribashkuar me tifozët, të cilët për arsye kalendarike, ishin të kategorive Championship, League One dhe League Two, për të festuar ditën e madhe.

Mirëpo rikthimi i tifozëve në stadiume, ishte edhe subjekt i një sondazhi, të BBC në versionin online. I zhvilluar midis 20 dhe 24 nëntorit, duke anketuar 5,476 njerëz, nga të cilët 2,100 tifozë, u dhanë përgjigje të habitshme. 52% e të intervistuarve thanë, se ishin “Pro” rihapjes së stadiumeve, ndërsa 45% preferonin të prisnin daljen e vaksinës dhe më pas hapjen e stadiumeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga të anketuarit, më pak entuziastë ishin për rikthimin e tifozëve në stadiumet e Premier League: vetëm 26% ishin “Pro”, ndërsa 36% ishin vetëm për kampionatin Championship dhe ligat e tjera inferiore. 40% e e të intervistuarve ishin “Pro” rikthimit të tifozëve në ndeshjet e Superligës së femrave.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment