Aktualitet

Parulla ndaj Borchardt, shoqërohet në polici aktivistja e LSI-së që debatoi me Ramën (VD)

Në polici është shoqëruar edhe një tjetër studente Viosana Kokla. Ajo është edhe aktiviste e LSI-së.
Featured image of article: Parulla ndaj Borchardt, shoqërohet në polici aktivistja e LSI-së që debatoi me Ramën (VD)

Tiranë- Për parullën poshtë banesës së ambasadorit Borchardt, në polici është shoqëruar edhe një tjetër studente, Viosana Kokla. Mësohet se në polici ajo ka deklaruar se nuk e njeh personin që ka bërë shkrimin te muri.

“Ka pasur edhe anëtarë që nuk i njihja. Nuk kam informacion për autorin e shkrimit. Ishte me maskë”, është shprehur ajo.

Ajo u mbaj për 1 orë në Komisariatin numër 1, ku u pyet rreth ngjarjes.  Duhet të themi se edhe Kokla është aktiviste e LSI-së dhe para disa muajsh ka pasur edhe një debat me kryeministrin Edi Rama në UBT.

Kujtojmë se një grup të rinjsh shkruan poshtë pallatit ku jeton ambasadori i OSBE-së Berndt Borchardt  pak ditë më parë dhe shkruan: “Turp të të vijë Borchard!”. Ata shkuan poshtë banesës së ambasadori si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës. (lexo këtu)

Për këtë ngjarje qëndroi edhe një natë në qeli Ana Azizaj, aktivisjta e LSI-së e cila mohono se shkrimi i të jetë bërë nga ajo. (lexo këtu)

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është shprehur se e gjithë kjo është një turp.

Reagimi i plotë:

Turp.Skandal.Policia sapo ndalon studenten Viosana Kokla per Borchard. Studentja Viosana Kokla ndalohet nga policia per hesap te Borchard. Edi Rama shfrytezon Borchard per tu hakmarre me Viosanen studentes se arkitektures qe e kryqezoi kryeministrin.

Turp.Turp.Turp Policia nuk ndalon kriminelet dhe te korruptuarit por me urdher te Edi Rames do qe tju mbylle gojen te rinjve. Shiheni VIDEON kur kryqezohej Edi Rama.

Përplasja mes Ramës dhe studentes.

J.V/Dosja.al

Shto Koment