Sport

Partnerja e Dybalas ndryshon version: Nuk është pozitiv, presim çdo të na thonë

Oriana Sabatini, partnerja e sulmuesit argjentinas, foli për çështjen koronavirus, pasi një kanal televiziv spanjoll dhe pretendoi se lojtari ishte pozitiv pas provës së katërt
Featured image of article: Partnerja e Dybalas ndryshon version: Nuk është pozitiv, presim çdo të na thonë Dybala dhe e dashura

ITALI– “Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja.” Oriana Sabatini, partnerja e sulmuesit argjentinas, foli për çështjen koronavirus, pasi një kanal televiziv spanjoll dhe pretendoi se lojtari ishte pozitiv pas provës së katërt.

“Natyrisht nuk e dimë se nga erdhi lajmi, nga ne jo,” – tha Oriana Sabatini në mikrofonat e televizionit argjentinas Canal 9.  – “Siç e kemi deklaruar publikisht pozitivitetit tonë, me qetësi do të themi edhe negativitetin tonë”.

Sa i përket gjendjes së saj, e dashura e “yllt” argjentinas shpjegoi:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Testi ishte negativ për mua. Ne nuk jemi akoma 100% të sigurt dhe nuk duam të flasim, do ta konfirmojnë menjëherë pasi të kenë informacion. Ne jemi duke pritur si të tjerët”.

 

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment