Sport

Partizani s’ia del ndaj Qarabag, eliminohet nga Championsi, vijon aventurën në Europa League 

Të kuqtë u eleminuan nga Qarabagu në turin e parë të Champions League, me rezultatin 2-0.
Featured image of article: Partizani s’ia del ndaj Qarabag, eliminohet nga Championsi, vijon aventurën në Europa League  Ekipi i Partizanit

AZERBAJXHAN- Ekipi i Partizanit u eliminua nga Qarabagu në turin e parë të Champions League, me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Skuadra vendase fitoi me rezultatin e pastër 2-0, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në turin tjetër, pasi sfida e parë në “Selman Stërmasi” kishte përfunduar me rrjeta të paprekura. Të kuqtë rezistuan mjaft mirë në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola.

Tashmë Partizanit i duhet të luajë në turin e dytë të Europa League ku do gjejë përballë Sherif Tiraspol. Takimi i parë me Sherifin, do të luhet të enjten e ardhshme, më 25 korrik në “Selman Stërmasi”, ndërsa ndeshja e kthimit më 1 gusht në Moldavi.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment