Sport

Partizani shtohet me 4 “Mjeshtra të mëdhenj”

Dekorohen me çmimin “Mjeshtër i madh” ish-futbollistët Mikel Janku, Sulejman Starova, Ilir Lame dhe Ylli Shehu
Featured image of article: Partizani shtohet me 4 “Mjeshtra të mëdhenj”
Përditësuar:

Sot në mesditë, në ambientet e presidencës, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekoruar me çmimi “Mjeshtër i Madh”, katër ish-futbollistë, legjenda të klubit të kuq të Partizanit.

Të nderuarit ishin: ish-portieri i viteve ‘60-‘70 Mikel Janku, i ndarë nga jeta para pak kohësh; ish-mbrojtësi Sulejman Starovën, ish-mesfushori Ilir Lame, si dhe ish-sulmuesi Ylli Shehu, që kanë përfaqësuar fanelën e klubit të kuq të Partizanit gjatë viteve ’80-’90.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, u revokua jeta sportive e të katërt personazhet e dekoruar në ditën e sotme nga ana e presidentit Meta, të cilët kanë pasur një kontribut të veçantë në futbollin e familjes partizanase, ashtu si edhe në atë kombëtar.

B.T (Dosja.al)

  • 16:50

  • 16:50

Shto Koment