Sport

Partizani nuk dorëzohet para Qarabakut, merr barazimin dinjitoz pasi e ndal shtylla

Partizani ka marrë një barazim shumë të vlefshëm ndaj Qarabakut. Rastet ishin të shumta, por portierët u treguan të vëmëndshëm dhe nuk lanë që rrjetat e tyre të prekshin. Ndeshja ishte e vlefshme për eleminatoret e Champions League.
Featured image of article: Partizani nuk dorëzohet para Qarabakut, merr barazimin dinjitoz pasi e ndal shtylla Pamje nga ndeshja

TIRANË- Partizani ka marrë sot një barazim të merituar ndaj skuadrës së Qarabakut e vlefshme për eleminatoret e Champions League. Të kuqtë që në pjesën e parë, dukeshin inferion ndaj azerëve, por rrjetat mbetën të paprekura në 45 minuta.

Por në pjesën e dytë demat e kryeqyteti duket se u zgjuan dhe nisën një lojë më sulmuese, ku kërkuan që të zhbllokonin rezultatin, por nuk mundën dot. Portierit i Qarabak bëri një mrekulli me goditjen me kokë të Çinarit në minutën e 50-të, por ky nuk ishte rasti i vetëm.

Por dhe në minutat në vijimrastet ishin të shumta, por në fund rezultati mbeti i njëtë, vetëm barazim 0 me 0. Tashmë mbetet që të mësohet në Izrael se cila do të jetë skuadra e cila do të kalojë në fazën tjetër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment