Sport

Partizani nuk bindet me sulmuesit që ka, për t’u përforcuar i hedh sytë në Kazakistan

Pas një aventure të dështuar te Shakhtar Karagandy në Kazakistan, aktualisht lojtari është pa skuadër.
Featured image of article: Partizani nuk bindet me sulmuesit që ka, për t’u përforcuar i hedh sytë në Kazakistan
Përditësuar:

TIRANË–  Të gjithë e mbajnë mend Reginaldon, sulmuesi kishte jo pak probleme me karakterin, por në fushën e lojës ishte një lojtar që të hapte probleme dhe ishte makth i çdo mbrojtjeje. Mozambikasi kaloi disa vite në Shqipëri me skuadra si Luftëtari,Laçi dhe Kukësi ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2018/2019.

Pas një aventure të dështuar te Shakhtar Karagandy në Kazakistan, aktualisht lojtari është pa skuadër. Partizani ka nisur kontaktet me lojtarin dhe ky i fundit ka kërkuar pak më shumë kohë, pasi do të vlerësojë të gjitha ofertat para se të bëjë zgjedhjen. Megjithatë klubi i kuq mund të fusë mik edhe William Cordeiro, që ka miqësi të ngushtë me Reginaldon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(e.ç/dosja.al)

 

Shto Koment