Sport

Partizani ndryshon stemën pa pyetur tifozët, “shpërthen” Artan Hoxha: Kompleksohen se i quajnë “komunistë”, ndryshuan ngjyrën e yllit për…

Ky vendim (jo zyrtar), ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale. Një prej atyre që e ka komentuar është edhe Artan Hoxha
Featured image of article: Partizani ndryshon stemën pa pyetur tifozët, “shpërthen” Artan Hoxha: Kompleksohen se i quajnë “komunistë”, ndryshuan ngjyrën e yllit për… Partizani

TIRANË-Klubi i Partizanit duket se ka marrë një vendim së fundmi për të ndryshuar stemën e ekipit. Të kuqtë janë kthyer pas në kohë, teksa kanë vensosur të rikthejnë stemën e famshme para viteve 90′.Ky vendim (jo zyrtar), ka shkaktuar shumë debat në rrjetet sociale. Një prej atyre që e ka komentuar është edhe Artan Hoxha. Gazetari i njohur nuk është dakord me këtë vendim dhe thotë se të paktën duhet të ishin pyetur tifozët.

POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur nuk ke me çfare te merresh, ndryshon stemen e klubit!!! Ose me sakte, pasi ke bere lemsh çdo gje, shkon e ben lemsh te vetmen gje, qe kishte mbetur pa prekur… Si fillim une nuk jam tifoz i Partizanit, por kjo nuk me pengon te jem dashamires i nje klubi qe eshte brand kombetar. Stema e nje klubi eshte simboli kryesor qe e identifikon ate mes mijera simboleve te tjera, eshte identikiti i klubit, eshte flamuri i tifozeve te tij. Nisur nga ky fakt, minimalisht drejtuesit e ketij klubi te madh shqiptar, kane detyrimin te komunikojne me tifozet e tyre, ti pyesin, t’u marrin mendim dhe miratim, madje te bejne dhe referendum per te ndryshuar stemen e klubit… KF Partizani, eshte nje klub sportiv me histori 74 vjeçare, me tifoz ne gjithe territorin e Shqiperise dhe jashte saj, kudo ku ka shqiptare. Edhe nje punishte qe prodhon liko ne Permet, mendohet mire kur ndryshon etiketen e kavanozit, e jo me te ndryshosh me nje te rene te lapsit brand-in e nje skuadre me histori treçerekshekullore… Nje klubi te madh si Partizani, nuk i shtohet lavdia duke i ndryshuar stemen, por duke i shtuar trofete e fituara ne vitrinen e tij… Ndoshta parrullat e rivaleve te Tiranes ne derbi, se Partizani eshte skuader “komuniste”, i kane kompleksuar drejtuesit e tij, qe duan ta bejne Partizanin te duket me “demokrat”, duke i ndryshuar ngjyren e yllit ne Stemen e klubit, nga te kuqe, ne te bardhe…

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment