Sport

Partizani troket në dyert e FSHF, ndeshjen me Bylisin kërkojnë ta zhvillojnë në…

Klubi ka dorëzuar shkresën në FSHF për të miratuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje në stadiumin e ri dhe jo në “Selman Stërmasi”, aty ku kampionët kanë luajtur rregullisht si pritës në vitet e fundit.
Featured image of article: Partizani troket në dyert e FSHF, ndeshjen me Bylisin kërkojnë ta zhvillojnë në… Lojtarët e Partizanit

TIRANË- Partizani do të luajë në fundjavë me Bylisin për javën e 23-të të Superiores. Për kryeqytetasit ka dalë një problem jo i vogël që është stadiumi se ku pritet të luajë. Klubi ka dorëzuar shkresën në FSHF për të miratuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje në stadiumin e ri dhe jo në “Selman Stërmasi”, aty ku kampionët kanë luajtur rregullisht si pritës në vitet e fundit.

Mirëpo, ka një problem, pasi të premten në “Air Albania” do të luhet kryendeshja e javës Kukësi-Tirana, në orën 18:00. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fusha e stadiumit të ri nuk është në gjendje të mirë dhe zhvillimi i dy ndeshjeve radhazi për 48 orë mund ta dëmtonte edhe më shumë, për më tepër që të premten e ardhshme (28 shkurt) luhet aty derbi Tirana-Partizani.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment