Rajoni

Partitë të maten veç e veç në zgjedhje, Isa Mustafa flet për koalicionin paszgjedhor

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë ditën e sotme se më e mira është që partitë të maten veç e veç në zgjedhje.
Featured image of article: Partitë të maten veç e veç në zgjedhje, Isa Mustafa flet për koalicionin paszgjedhor Isa Mustafa

PRISHTINË-  Isa Mustafa, Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se sipas tij është më mirë që partitë të maten veç e veç në zgjedhje.

Reagimi i Mustafës vjen një ditë pas bisedës me letra të hapura me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi koalicion parazgjedhor, por Mustafa nuk e pranoi këtë propozim.

Sëfundmi Mustafa shkruan se LDK-ja me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, si dhe do ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë.

Postimi i Plotë i Isa Mustafës:

Mirëmëngjesi qytetarë të nderuar,

Nga sot fillon gara e vërtetë. Kush nga partitë, LDK, VV, PDK dhe kush nga koalicionet, Nisma-AKR- PD apo AAK-PSD, sikurse edhe koalicionet e komuniteteve joshumicë do të kenë përkrahje më të madhe qytetare

Nga Kuvendi i LDK-së, më 3 gusht, u kamë bërë ftesë publike partive më të mëdha që të matemi veç e veç në zgjedhje.

Zgjedhje të vërteta janë vetëm ato, për fatin e të cilave vendosin qytetarët dhe jo koalicionet parazgjedhore.

Bashkërenditja e opozitarizmit me VV dhe bisedat për të qeverisur bashk, na kanë ofruar për shumë interese të vendit. Prandaj, me përkushtim do të vazhdoj të punojë të rrumbullakësojmë koalicionin paszgjedhor, në kushte të respektimit reciprok.

LDK me tërë potencialin e saj do të punojë për ç‘kapjen e shtetit dhe dekriminalizimin e tij, ta zhvillojë ekonominë e të hap vende pune; të rikthejë partneritetin me BE dhe SHBA.

Koalicioni ynë i parë është me qytetarin!

E keni LDK-në! Kandidaten e LDK-së për Kryeministre dhe ekipin që s’e ka askush. Së bashku me ju që e doni shtetin tonë, sot shfletojmë faqen e Re! IM

A.C/Dosja.al

Shto Koment