AktualitetPolitike

Partia e Patozit prish ekuilibrat në PD, me kë e ka Erla Mëhilli: Pështirosje (Foto)

Partia e Astrit Patozit prish balancat brenda PD. Reagimi i beftë i mikut të tij, Flamur Noka , ka ngjallur të tjera komente. Një deklaratë e çuditshme nga zëdhënësja e Berishës. Me kë e ka fjalën "pështirosje" Erla Mëhilli?
Featured image of article: Partia e Patozit prish ekuilibrat në PD, me kë e ka Erla Mëhilli: Pështirosje (Foto) Erla Mehilli, zedhenese e Berishes, Astrit Patozi, kryetar i BD dhe Flamur Noka, ish-deputet i PD

TIRANË- Djegia e mandateve të opozitës dhe krijimi i një partie të re brenda të djathtës, duket se ka trazuar goxha ujërat në radhët e demokratëve.

Në pamje të parë, partia “Bindja Demokratike” e Astrit Patozit, ende nuk ka dhënë një impakt në publik, por ia ka dalë që të prishë ekuilibrat në PD.

Portalet e djathta sulmojnë Patozin apo eksponentë të cilët e mbështesin atë, ndërkohë që e njëjta gjë ndodh edhe nga mbështetësit e Patozit në politikë dhe media.

Partia e re, ka prishur edhe miqësi.

Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm, i njohur për miqësinë e tij me Astrit Patozin, i doli drejtëpërdrejtë kundër, dhe tha se partia e tij i shërben Ramës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erla Mëhilli, zëdhënëse e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe bashkëshorti i saj, Eltis Kruja, njihen për miqësinë e tyre me Patozin dhe ish-ministrin demokrat, Sokol Olldashi. Nga ana tjetër, Berisha e ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër Patozit dhe partisë që ka krijuar.

Në këtë situatë, një reagim i padeshifrueshëm vjen nga Mëhilli. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale një ndjesi “pështire”.

Reagimi i Mëhillit në Instastory

Pas këtij postimi nuk kanë munguar zërat që e kanë lidhur këtë reagim me çështjen “Patozi” dhe emrat që i kanë dalë kundër këtij të fundit.

Por deri më tani, e gjitha është një teori hamendësimi… presim të sqarohet në të ardhmen e afërt nga vetë Mëhilli, se kush ka qenë personi apo çështja që e ka bërë të ndjejë “pështirë”.

(f.g./dosja.al)

Shto Koment