Rajoni

Partia e Haradinajt e vendosur, deputeti i AAK-së: Ose Ramushi president ose do të ketë zgjedhje të parakohshme

Selmanaj në statusin e tij në 'Facebook' shkruan se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse presidenti i ardhshëm nuk do të zgjidhet Haradinaj.
Featured image of article: Partia e Haradinajt e vendosur, deputeti i AAK-së: Ose Ramushi president ose do të ketë zgjedhje të parakohshme Ramush Haradinaj

KOSOVË- Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ka përforcuar fjalimin e Ramush Haradinajt, i cili pak ditë më parë tha se nëse nuk do të bëhet president i vendit qeveria e Hotit do të bjerë.

Selmanaj në statusin e tij në ‘Facebook’ shkruan se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse presidenti i ardhshëm nuk do të zgjidhet Haradinaj.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth Presidentit dhe debatit: Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavarësisht mendimit personal, unë dhe, besoj, një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojmë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të. Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim. Shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë. Pra, pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment