Politike

Lefter Alla kapet duke konsumuar kokainë, PD: Është modeli që ofron ai në qeverisje, të shkarkohet menjëherë

Më tej në reagim shtohet se Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës. 
Featured image of article: Lefter Alla kapet duke konsumuar kokainë, PD: Është modeli që ofron ai në qeverisje, të shkarkohet menjëherë Selia e PD dhe Lefter Alla

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të videos së kreut të Bashkisë Bulqizë duke u shprehur se pamjet janë shokuese dhe tregojnë modelin e Lefter Allës në qeverisje. Më tej në reagim shtohet se Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës. 

PD kërkon largimin e menjëhershëm nga detyra të Lefter Allës. “Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën”, shkruan partia opozitare.

DEKLARATA E PLOTË

Kandidimi në 30 Qershor nga Edi Rama i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar ka qenë strategji e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare! Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se meritokracia dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë. Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qëndron në pushtet me mbështetjen e krimit.

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment