Politike

Partia Demokratike njofton mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, çfarë pritet të diskutohet

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili tha se mbledhja e Kryesisë së Partisë ka si rend dite diskutime lidhur me situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Featured image of article: Partia Demokratike njofton mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, çfarë pritet të diskutohet Selia e Partisë Demokratike

TIRANË– Partia Demokratike ka njoftuar se më 16 Maj do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.  Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili tha se mbledhja e Kryesisë së Partisë ka si rend dite diskutime lidhur me situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Po në të njëjtën ditë në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Njoftimi i plotë: 

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

(d.a/dosja.al)

Shto Koment