Politike

Parti e Re? Hajdari: Kjo s’është më sekret, unë do garoj. Do të sjellim një alternativë të re për shqiptarët

VIDEO
Hajdari thotë se do të dalë një alternativë e re për shqiptarët, por të krijojë mundësi edhe për emra të tjerë që do të donin të angazhoheshin politikisht.

TIRANE- Deputetja Rudina Hajdari ka paralajmëruar sot se mund të ketë një parti të re të drejtuar prej saj. Hajdari thotë se do të dalë një alternativë e re për shqiptarët, por të krijojë mundësi edhe për emra të tjerë që do të donin të angazhoheshin politikisht.

“Do të nxjerrim një alternativë të re për shqiptarët. Unë do të garoj më 2021, kjo nuk është më një sekret. Por duhet të krijojmë kushtet që kushdo që ka dëshirë të bëhet pjesë në politikë, përveç meje të ketë mundësi.”,-tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konferenca e Hajdarit u zhvillua një ditë pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(F.g./dosja.al)

Shto Koment