Politike

Parregullsitë në zgjedhje/ Boiken Abazi kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës: Në 3 KZAZ nuk kishte pamje filmike

Në një pronocim për mediat ai tha se procesi zgjedhor nuk ishte i rregullt dhe ligjor.
Featured image of article: Parregullsitë në zgjedhje/ Boiken Abazi kërkon rinumërim në Qarkun e Tiranës: Në 3 KZAZ nuk kishte pamje filmike Bojken Abazi

TIRANË–  Kandidati i Lëvizjes VetVendosje për Tiranën, Bojken Abazi vijon të bëjë denoncimin mbi parregullsitë e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në një pronocim për mediat ai tha se procesi zgjedhor nuk ishte i rregullt dhe ligjor.

‘Kërkojmë shqyrtim të hollësishëm të ankesave, kemi kërkuar të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Tiranë’- u shpreh Abazi.

Sipas Abazit në Tiranë dhe Gjirokastër fletët kanë qenë me shenja ku në të paktën 164 fletë për të cilat ai tha se disponon foto ku fletët e votimit kanë nga 2 ose 3 X.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përpos kësaj ai denoncoi dhe fshehjen e të dhënave dhe mungesën e transparencës pasi në 3 KZAZ të Tiranës nuk ka pamje filmike, dhe disa kandidatë nuk janë lejuar të shohin procesin e numërimit.

Boiken Abazi ishte kandidat i Qarkut të Tiranës pë Lëvizjen VetVendosje në zgjedhjet e 25 Prilli ku arriti të marrë 2993 vota, të cilat nuk i shin të mjaftueshme për ti siguruar një post në Kuvend.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment