Bota

Parlamenti votoi kundër Brexit pa marrëveshje, BE kërkon zgjidhje nga britanikët

Parlamenti Britanisë së Madhe refuzon me shumicë Brexitin pa marrëveshje. Ndërsa kanë votuar me 321 vota 'pro' dhe 278 'kundër' ata i kanë bërë thirrje qeverisë britanike që të përjashtojë mundësinë e një Brexiti pa marrëveshje. Nga Parlamenti Europian vijnë kërkesa që të shmanget kaosi.
Featured image of article: Parlamenti votoi kundër Brexit pa marrëveshje, BE kërkon zgjidhje nga britanikët BE kërkon një plan nga britanikët.

Në 29 mars është afati i fundit për daljen e Britanisë nga BE, por votimi i djeshëm i Parlamentit e ka komoplikuar situatën. A mund të shtyhet deri në Korrik, sipas nenit 50 të marrëveshjeve të BE? Nëse do të ndodhte kjo, atëherë Britania duhet të përfshihet në zgjedhjet e majit për parlamentin Europian, gjë në në kushtet e largimit është e pamundur. Në këto kushte, e sigurtë është vetëm rruga drejt kaosit.

BE përjashton negociata të reja për marrëveshjen e daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Nuk ka për të pasur një shans të tretë, pasi parlamenti britanik të martën i tha për herë të dytë “jo” marrëveshjes me BE duke e groposur autoritetin e kryeministres, Theresa May, deklaroi një zëdhënës i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker të mërkurën (13.03).

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier dyshon, nëse një zgjatje e fazës së negociimit përtej datës 29 Mars mund të sjellë ndonjë ndryshim. “Pse duhet të zgjaten negociatat, kur ato janë mbyllur”, -tha ai në një debat në Parlamentin Europian. Kritika erdhën edhe nga kreu i grupit parlamentar liberal, Guy Verhofstadt në PE. “Mbretëria e Bashkuar po del jashtë kontrollit”, -tha ai.

Por deputetët e Parlamentit Europian nuk ofruan ndonjë zgjidhje. BE bëri të qartë vetëm, se një shtyrje të datës së Brexit më 29 Mars, do të ketë, vetëm nëse ka një arsyetim të mjaftueshëm. Vetëm, nëse është e qartë, se parlamenti britanik dëshiron një zgjatje të kësaj faze sipas nenit 50 të marrëveshjeve të BE deri në fillim të korrikut maksimalisht, sqaroi presidenti i PE, Antonio Tajani.

Kreu i grupit kristiandemokrat e kristiansocial në PE, Manfred Weber tha për Deutsche Wellen, se nëse britanikët nuk mund të përmendin një arsye të qartë për shtyrjen e afatit, atëherë ai do të ishte për një dalje pa marrëveshje në datën e caktuar. “Brexiti i ashpër është më afër se kurrë”, tha Weber. “Ne flasim për miliona vetë, që nuk e dinë, se si do të ndryshojnë kushtet e jetesës së tyre”.

Zgjedhjet europiane si limit

Në korrik mblidhet për herë të parë Parlamenti Europian, deputetët e të cilin zgjidhen në maj. Nëse Britania e Madhe ende është anëtare e BE, duhet që të dërgohen 72 deputetë të saj në PE. Duket e pamundur në kushtet e tanishme, që të mbahen zgjedhje për një institucion, nga i cili britanikët duan të dalin. “Ju nuk besoj se doni, që të kthehen aty unë ose ushtri të të tëra të luftëtarëve të Brexit”, – tha Nigel Farage në PE, deputeti britanik, që luftoi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE. “Ne duam thjesht të dalim dhe të mos qeverisemi nga ju.”

Ishte sërish një nga shumë votimet e parlamentit britanik për Brexitin. Kësaj here kishte të bënte me votimin për çështjen, nëse Mbretëria e Bashkuar lejohet të largohet apo jo nga BE pa asnjë lloj rregulli. Shumica e parlamentit vendosi që ky nuk ishte varianti i duhur, megjithëse ata që ishin pro dhe kundër nuk kishin dallim të madh nga numri. 312 deputetë votuan kundër daljes nga BE pa marrëveshje, 308 votuan për Brexitin pa marrëveshje. Kryeministrja Theresa May pati kërkuar votim për kërkesën për ndryshime. Vendimi i marrë nuk ka fuqi ligjore, por ai rrit shancet për të shtyrë daljen nga Bashkimi Europian. Ditën e enjte do ketë sërish maratonë votimesh. Kësaj here për pyetjen, nëse dalja nga BE duhet shtyrë apo jo. Deri tani është planifikuar që Britania e Madhe të dalë nga BE më 29 mars.

Theresa May në parlamentin britanik.

BE kërkon nga britanikët plan B

Bashkimi Europian nuk pranon të bëjë bisedime të tjera me qeverinë britanike për paktin e daljes nga BE. Nuk do të jepet shanci për herë të tretë, pasi parlamenti britanik votoi ditën e martë për herë të dytë kundër paktit të Brexitit, duke e vënë në pikëpyetje autoritetin e kryeministres, Theresa May, shpjegoi një zëdhënës i presidentit të Komisionit të BE, Jean-Claude Juncker. Zëvendësi i Junckerit, komisari i BE, Frans Timmermans, e sheh Bashkimin Europian krejtësisht në “duart e sistemit politik të Britanisë së Madhe”.

Kryesuesi i bisedimeve nga pala e BE, Michel Barnier, nuk beson që zgjatja e fazës së bisedimeve mbas datës 29 mars do të kishte kuptim. “Pse të zgjaten bisedimet, kur ato kanë përfunduar”, tha Barnier në një debat të Parlamentit Europian në Srazburg për gjendjen e Britanisë së Madhe. Shumë kritika dhe nganjëherë edhe dyshime për kursin e deritanishëm të Breksitit u dëgjuan në plenium. “Mbretëria e Bashkuar ka dalë krejt nga kontrolli,” tha kryetari i fraksionit liberal, Guy Verhofstadt.

Theresa May duke folur në Dhomën e Ulët të parlamentit britanik

BE kundër shtyrjes së afatit

Deputetët dhe përfaqësuesit e Komisionit të BE nuk mundën të ofronin ndonjë zgjidhje. Bashkimi Europian bëri të qartë se nuk do të ketë shtyrje të datës së Brexitit, e cila që prej dy vitesh është vendosur të jetë më 29 mars. Është e qartë tani se JO çfarë kërkon parlamenti britanik është shtyrja e fazës së bisedimeve sipas artikullit 50 të Paktit të BE, deri të paktën në fillim të korrikut thotë presidenti i parlamentit, Antonio Tajani.

Kryetari i kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber, tha për DW se britanikët nuk kanë asnjë arsye të qartë për të argumentuar shtyrjen. “Jemi shumë afër një Brexiti të bërë ashpër, pa rregulla,” tha Weber. “Ne flasim për miliona cetë që nuk e dinë cilat do të jenë kushtet e jetesës së tyre.” Manfred Weber flet për 3 milionë qytetarë të BE në Britaninë e Madhe dhe për një milionë britanikë që jetojnë në kontinent.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kërkoi në një nga reaksionet e para nga Parisi, që shtyrja e dramës së Brexitit të kontrollohet me sy shumë kritik. Kancelarja gjermane është më e çliruar. Në takimin e BE me Ligën Arabe, në Shar el Shaik dy javë më parëm ajo tha se shtyrja deri në fillim të korrikut, mund të arrihet “lehtë”.

Marrë nga DW 

Shto Koment