Aktualitet

Parlamenti nis të hënën, “urgjencë” zgjedhja e KQZ-së dhe reforma zgjedhore për hapjen e listave

Fati i tyre do të përcaktohet në pranverë dhe kjo do të varet nga disa elementë: për socialistët, sfida e parë është të gëzojnë besimin e Edi Ramës për tu rikandiduar
Featured image of article: Parlamenti nis të hënën, “urgjencë” zgjedhja e KQZ-së dhe reforma zgjedhore për hapjen e listave Parlamenti i Shqipërisë

TIRANË – Deputetët rikthehen nga pushimet, duke sjellë me vete edhe ethet, nëse do të munden që shtatorin tjetër të futen apo jo sallën e Kuvendit.

Fati i tyre do të përcaktohet në pranverë dhe kjo do të varet nga disa elementë: për socialistët, sfida e parë është të gëzojnë besimin e Edi Ramës për tu rikandiduar.

Për opozitarët e Kuvendit pikëpyetjet janë të ndryshme, pasi duhet të gjejnë rrugët e tyre të reja të përpjekjes që të përsërisin ëndrrën e pasjes së një kartoni votimi, ëndërr e cila u bë realitet vitin e shkuar, për shumë prej tyre aq aksidentalisht sa asnjëherë nuk e kishin menduar përpara se Lulzim Basha të digjte mandatet.

E pasi të sigurojnë një vend në listat e kandidatëve, deputetëve do të duhet të luftojnë me armë të reja, në një terren të panjohur, ku listat do të jenë të hapura, dhe gara do të jetë më e fortë brenda partisë, pasi votuesi mund të zgjedhë edhe kandidatin e preferuar.

Rregullat se si do të zgjedhë qytetari edhe të preferuarin e tij brenda partisë duhet të shkruhen nga ky parlament. Koha nuk është e gjatë dhe Kodi Zgjedhor duhet të korrigjohet pas ndryshimeve kushtetuese që nuk u dakordësuan me PD dhe LSI.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sfidë ngelet nëse PS do të gjejë gjuhën me opozitën në këtë raund të dytë.

Shenjat e para pritet të shihen javën e ardhshme, kur PD duhet të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm për të zgjedhur 12 anëtarët e KQZ-së së re siç është dakordësuar mes palëve në Këshillin politik.

Gjithashtu parlamenti ka edhe çështje të tjera me rëndësi për të zgjidhur, si amnistia fiskale që u la përgjysmë, po korrigjimi i paketës antishpifje që parashikon një reformë tek AMA dhe RTSH.

Marrë nga: abcnews.al

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment