Politike

“Parlamenti jo funksional”, Balla-Metës: Pse? Se është Ralfi dhe jo Monika

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi deklaratat e Presidentit Ilir Meta, mbi reformën zgjedhore e krizën politike në vend.

Në fjalën e tij, gjatë seancës plenare, ku u diskutua raporti vjetor për krimet e komunizmit, Balla tha se Partia Socilaiste nuk ka bërë kurrë poltikë me komunizmin, duke shtuar se të mërkurën Shqipëria meriton rekomnadimin pozitiv nga KE.

“Lufta Anti-fashiste nacional çlirimtare është një moment historik për ne, pasi e renditi Shqipërinë ne vendet fituese. Ajo që pasoi pas 28 nënëtorit nuk ishte ideali i dëshmorëve. Por çdo lloj balte që mund të hidhet mbi luftën, kjo nuk duhet toleruar. Ka pasur goxha përpjekje për të ritizuar dhe heroin tonë Skënderbeun. Nuk na takon ne politikanëve të bëjmë histori, le ta shkruajnë historianët. PS kurrë nuk bën politikë me komunizmin. Nuk e shoh aspak të dëmshëm që të kemi përfaqësues të ballit kombëtar. Për ne, ky 75 vjetori i çlirimit të Shqipërisë, jemi i vetmi komb që jemi çliruar me luftë partizane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të mërkurën Shqipëria meriton rekomandimin pozitiv të KE. Integrimi europian u shërben atyrevqë na kanë sjellë ne në këtë sallë. Ndjej keqardhje që presidenti e rendit veten në krahun e atyre që mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka ecur ashtu siç duhet. Parlamenti sipas presidentit të Republikës, nuk është funksional.  Po pse? Sepse nuk është Monika dhe është Ralfi? Realisht dua t’jua them le ta shfrytëzojmë këtë kohë të mbetur, të punojmë për Shqipërinë europiane”, u shpreh Balla.

Deklarata e Ballës kundrejt Metës është bërë sot në seancën plenare të ditës së sotme, ku Kuvendi u përfshi nga debate të forta. Raportimi i Agron Tufës, nxeh socialistët Braho e Bare. Në debat u përfshi edhe kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment