Politike

Parlamenti Evropian miraton kërkesën deputetëve të PPE, vendosen 15 kushte paraprake për Shqipërinë para nisjes së negociatave

Tashmë Shqipëria duhet të përballet dhe me 15 kushte të tjera, t'i plotësojë ato dhe më pas të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare me shtetet antare.
Featured image of article: Parlamenti Evropian miraton kërkesën deputetëve të PPE, vendosen 15 kushte paraprake për Shqipërinë para nisjes së negociatave Harta e Shqipërisë, Parlamenti Evropian dhe flamuri i BE

BRUKSEL- Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian të enjten në mbrëmje miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane. Tashmë Shqipëria duhet të përballet dhe me 15 kushte të tjera, t’i plotësojë ato dhe më pas të marrë pjesë në Konferencën e parë Ndërqeveritare me shtetet antare.

Votimi në PE

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gàl me kërkesën e raporterit Lega dhe me mbështetjen e koordinatorit Gahler erdhi si përgjigje e mohimit të përsëritur nga kryeministri Rama javën e shkuar të ekzistencës së 15 kushteve. Këto kushte u vendosën  nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti. Pro amendamentit votuan Grupi Liberal dhe ai Konservator si dhe shumë deputetë nga e majta dhe djathta pavarësisht qendrimit formal të grupeve.

Kërkesa e PPE

Grupi Social Demokrat formalisht nuk u shpreh pro amendimit me shpjegimin se nuk duhej zbehur jehona festive e samitit të Zagrebit. Por shumë eurodeputetë socialdemokratë të prirë nga danezët dhe finlandezët votuan pro PPE.  Nga ana tjetër  Taulant Balla paraqiti një kërkesë në kryesinë e partisë Socialiste Europiane për votim kundra në bllok, por kërkesa e tij u rrëzua. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë javës së shkuar shumë eurodeputetë, por edhe diplomatë europianë reaguan ndaj deklaratave të Ramës duke apeluar publikisht për domosdoshmërinë e përmbushjes së 15 kushteve sepse ndryshe nuk fillojnë negociatat. Edhe opozita e quajti të papërgjegjshëm mohimin e 15 kushteve nga Rama dhe sipas saj kjo retorikë është pengesë kryesore për integrimin europian të vendit.

Kërkesa e PPE është dorëzuar amendamentin për rezolutën mbi Ballkanit Perëndimor. Sipas deklaratës së PPE-së theksohet se 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare. Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka mohuar ekzistencën e 15 kushteve, duke thënë se gjithçka është një mashtrim. Po ashtu Rama dje prezantoi dhe kryenegociatorin Zef Mazi dhe tha se ka nisur puna për vijimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment