Ekonomi

Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit, projekti për ndërhyrje nga kampingu tek parkimet

Ndërhyrjet parashikojnë nga ato të thjeshtat në pjesën e rrugës deri tek ngritja e një kampingu në kërë zonë në funksion të pelegrinëve, mundësimi i ambienteve të përbashkëta si dhe ngritja e zyrës së AKZM po në këtë zonë.
Featured image of article: Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit, projekti për ndërhyrje nga kampingu tek parkimet Mali i Tomorrit
Përditësuar:

Një projekt i Agjenicsë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura parashikon disa ndërhyrje në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit dhe specifiisht në zonën e shenjtë ku kryhet pelegrinazhi i përvitshëm bektashian. Ndërhyrjet parashikojnë nga ato të thjeshtat në pjesën e rrugës deri tek ngritja e një kampingu në kërë zonë në funksion të pelegrinëve, mundësimi i ambienteve të përbashkëta si dhe ngritja e zyrës së AKZM po në këtë zonë.

Kështu së pari parkimi që sot mungon do të ketë një hapësirë ( rreth 8000 m2) me nje kapacitet rreth 40 furgona dhe 120 vetura në dispozicion te pelegrineve. “Parkimi do të jetë i pajsur me ndriçim dhe i shtruar me element betoni me hapesirë në mes për mbjelljen e barit duke bërë në këtë mënyre integrimin e gjelberimit ne hapesirat këmbesore dhe të parkimit” thuhet në dokument.

Po kështu në krahun e majtë të parkimit mendohet të krijohet një zonë e pajsur me bazamente betony në të cilat fiksohen tavolina dhe stola me strukture metalike dhe dru në shërbim të pelegrineve.

“Në veri te zones së ndërhyrjes është menduar të ndërtohet një kamping, në mënyrë që pelegrinet të kenë mundësi të ngrenë çadrat për qëndrimin disa ditor. Hapesira e kampingut është rreth 2500 m2 dhe është menduar të jetë e pajsur me furnizimin me energji elektrike dhe ujësjelles në shërbim të çadrave. Gjithashtu në hapësirën e kampingut është parashikuar dhe ndërtimi i një nyje sanitare të re” thuhet në dokument.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në jug të hapësirës së kampingut është parashikuar dhe ndërtimi i një ambienti për zyra të AKZM, me një sipërfaqe rreth 40 m2, një katëshe, e cila do të jetë në shërbim të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura që menaxhon Parkun Kombëtar Mali i Tomorrit.

Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit është zonë e mbrojtur që nga viti 1996. Zona kategorizohet me shkallë të II-të të nivelit të mbrojtjes, që përjashton shfrytëzimet zëniet dhe aktivitetet intensive të njeriut.

Ky park u zgjerua në me një vendim të veçantë të Këshillit Kombëtar të Territorit vitin e shkuar duke synuar që përmes këtij vendimi të evitohej aktiviteti i guroreve në këtë zonë që vazhdonin prej vitesh. Mali i Tomorrit çdo vit nga data 20 deri në 25 gusht shëndrrohet në një vend pelegrinazhi për besimtarët bektashi ndërkohë që viteve të fundit ka një orientim edhe drejt turizmit malor në zonë edhe pse kjo mbetet ende e vakët dhe pa një marketim të qartë.

Marrë nga Monitor.al 

Shto Koment