Dikur

Paris-Soir (1939) / Mbreti Zog para gazetarëve : Familja mbretërore dëshiron me gjithë zemër fitoren franceze

Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 11 tetorit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog para gazetarëve në Tours të Francës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Featured image of article: Paris-Soir (1939) / Mbreti Zog para gazetarëve : Familja mbretërore dëshiron me gjithë zemër fitoren franceze Mbreti Ahmet Zogu

FRANCË- Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 11 tetorit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mbretit Zog para gazetarëve në Tours të Francës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ish-mbreti i Shqipërisë ndodhet aktualisht në Touraine

Shkrimi në gazetën franceze

Tours, 10 Tetor.

 Ish-Mbreti i Shqipërisë, Zogou I, i cili aktualisht ndodhet në qytetin e Tours, u deklaroi ditën e djeshme gazetarëve :

 “Ju them se ne e duam vendin tuaj, Touraine (Turenën), ku në çdo hap zbulojmë një pjesë të historisë së Francës dhe se, me gjithë zemër dëshirojmë fitoren franceze.”

Shto Koment