Sport

Paris SG ka larguar nga ekipi Hese Rodrigez, pas skandalit seksual

Ai është përfshirë në një histori tradhëtie me shoqen modele të bashkëshortes, e cila po e çon në ndarjen e dytë nga Aurah Ruiz
Featured image of article: Paris SG ka larguar nga ekipi Hese Rodrigez, pas skandalit seksual

FRANCE – Ish-lojtari i Realit te Madridit është akuzuar se ka tradhëtuar partneren e tij me shoqen e saj modele. Ai është fotografuar gjithashtu në ishujt Kanarie, duke injoruar masat anti-covid pa maskë. Si rrjedhojë e gjithë kësaj situate, skuadra franceze ka vendosur t’i ndërpresë atij kontratën, 6 muaj përpara skadencës së saj.

Bëhet me dije se numri 1 i Paris SG, Nasser Al-Khelaifi është i lodhur tashmë nga problemet me “jetën personale” të lojtarit dhe si rrjedhojë, ka marrë këtë vendim.

Ish-sulmuesi i Stokes iu bashkua skuadrës franceze nga Reali i Madridit në vitin 2016, por ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje, duke shënuar 2 gola.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë sezon të fundit, ai është aktivizuar vetëm 22 minuta dhe më pas problemet me jetën e tij personale, i detyruan drejtuesit e klubit që ta lënë pushim për disa kohë.

Hese dhe bashkëshortja e tij Aurah Ruiz, me të cilën ka një djalë, u ndanë në janar të vitit 2018. Megjithatë, marrëdhenia ishte rikuperuar sërish, por pas këtij skandali, duket se situata e turbullt do të rikthehet shpejt.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment