Dikur

PARIS-PRESSE (1968) / Republika e Shqipërisë sapo ka emetuar dy monedha prej ari dhe argjendi me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Skënderbeut, të cilat mund t’i gjejmë…

Paris-presse” ka botuar, në ballinat e 20 dhe 24 dhjetorit 1968, dy shkrime në lidhje me emetimin asokohe nga Republika e Shqipërisë të dy monedhave prej ari dhe argjendi me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat, Aurenc Bebja,
Featured image of article: PARIS-PRESSE (1968) / Republika e Shqipërisë sapo ka emetuar dy monedha prej ari dhe argjendi me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Skënderbeut, të cilat mund t’i gjejmë…

Nga Aurenc Bebja

“Paris-presse” ka botuar, në ballinat e 20 dhe 24 dhjetorit 1968, dy shkrime në lidhje me emetimin asokohe nga Republika e Shqipërisë të dy monedhave prej ari dhe argjendi me rastin e 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar.
Paris, 19 dhjetor 1968.

Mësojmë se tashmë është e mundur të regjistroheni pranë Bankave për monedhat e bukura prej ari dhe argjendi të Republikës së Shqipërisë, të lëshuara (emetuara) së fundmi me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeut.

Numri i tyre është i kufizuar.

Paris, 23 dhjetor 1968.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Republika e Shqipërisë sapo ka lëshuar (emetuar) një sëri monedhash madhështore ari dhe argjendi, legale, në sasi të kufizuar.

Ky emetim zyrtar, i planifikuar për të përkujtuar 500 vjetorin e Skënderbeut, heroit kombëtar, na ofron “Monedhat e reja” të jashtëzakonshme, të cilat tashmë mund t’i kërkojmë në të gjitha bankat.

Marrë nga Darsiani

 

Etiketa:

Shto Koment