LIVE UPDATES
Politike

“Paratë nga trafiku i drogës përdoren për të blerë zgjedhjet”, PD pas raportit nga BE: Sot krimi i organizuar është

23 Korrik 2020, 12:46 Nga DOSJA
“Paratë nga trafiku i drogës përdoren për të

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka komentuar raportin e publikuar nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave. Në një deklaratë nga selia e PD, Alibeaj u shpreh se sot u konfirmua se paratë e krimit përdoren për të blerë zgjedhjet.

Më tej ish-deputeti tha se Rama ka ndërtuar një narkoshtet dhe krimi i organizuar nën pushtetin e tij është i paprekshëm.  “Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organziuar me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve”, u shpreh Alibeaj.

DEKLARATA E PLOTË

Dosja 184 për blerjen e zgjedhjeve në Dibër dhe dosja 339 për blerjen e zgjedhjeve në Durrës, Shijak, Kavajë dhe Lezhë përmes trafikantëve ndërkombëtarë të drogës nga Partia Socialiste në në pushtet nuk janë raste të izoluara të partneritetit të qeverisë së Edi Ramës me krimin e e organizuar. Raporti më i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, e cila bashkëpunon me Europolin, konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet. Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format. Gjetjet e raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave sjell fakte të rënda.

Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organziuar me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve. “Partitë politike kanë përfituar fonde nga figurat e krimit të organizuar. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, deputetët dhe ministrat kanë qenë shënjestra të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërine, madje edhe përsa i përket lirisë së fjalës”- thuhet në raport.

Të gjitha këto shërbime që ruajnë pushtetin e Edi Ramës kanë sjellë paprekshmërinë e krimit të organizuar nga policia dhe nga drejtësia. Asnjë organizatë kriminale, asnjë bos i trafikut të drogës nuk është arrestuar apo dënuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, sepse lidhjet e krimit të organizuar të çojnë të gjitha në zyrën e kryeministrit. Janë lidhjet e politikës me krimin ato që kanë mbajtur vendin peng, të pazhvilluar, të paintegruar, të izoluar. Që të ndërpriten këto lidhje, duhet të largohet Edi Rama!

Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA),  e cila funksionon në kuadër të Bashkimit Europian, ka publikuar sot një raport vjetor për ndërhyrjen e organizatave të trafikut të drogës në politikën shqiptare. Në këtë raport, i cili përmbledh të dhënat e gjithë shërbimeve inteligjente të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për vitin 2019, ka arritur në përfundim se organizatat kriminale në vendin tonë, punojnë kundër opozitës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike qendra europiane për monitorimin e drogave partia demokratike qendra europiane për monitorimin e drogave

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni