Politike

Paratë e hedhura në rrjetet sociale! Kush janë kandidatët që nuk u kursyen gjatë fushatës, i pari është Basha, s’mungon Tom Doshi dhe Kryemadhi

Por si renditen ata? Eksperti Blerim Gjeladini nga Terra Data solli në “Opinion” këtë të mërkurë renditjen e kandidatëve që kanë paguar më shumë në rrjetet sociale. Ndër ta, i pari është kreu i PD-së Lulzim Basha me 28 542 Dollarë.
Featured image of article: Paratë e hedhura në rrjetet sociale! Kush janë kandidatët që nuk u kursyen gjatë fushatës, i pari është Basha, s’mungon Tom Doshi dhe Kryemadhi Foto nga studioja

TIRANË– Mitingjet në këtë fushatë zgjedhore munguan. Shkak u bë situata e pandemisë. Por si iu drejtuan kandidatët për deputetë publikut? Zgjedhja ishte nëpërmjet rrjeteve sociale. Por kjo nuk u realizua pa kosto. Secili prej tyre ka sponsorizuar postimet në Facebook dhe Instagram kundrejt parave.

Por si renditen ata? Eksperti Blerim Gjeladini nga Terra Data solli në “Opinion” këtë të mërkurë renditjen e kandidatëve që kanë paguar më shumë në rrjetet sociale. Ndër ta, i pari është kreu i PD-së Lulzim Basha me 28 542 Dollarë. “Strategjia për të rritur Bashën dhe jo partinë”, tha Blendi Fevziu.

Në vendin e dytë vinte Agron Shehaj i PD-së me 22 640 Dollarë. I treti në listë ishte Astrit Patozi me 6 826 Dollarë sponsorizime. Pas tij renditet Vojo Bregu i LSI-së me 5 763 Dollarë. Sipas analistëve në studio sponsorizimet e këtyre dy kandidatëve nuk janë përkthyer në vota.

Pas tyre vjen kandidati i PS-së Arben Pëllumbi me 4 829 Dollarë të sponsorizuara, kandidati tjetër Alqi Bllako me 4 680 Dollarë, Eduard Shalsi me 4 544 Dollarë sponsorizime.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tom Doshi ka paguar 4 455 Dollarë gjatë fushatës sipas ekspertit, ndërsa Belind Këlliçi i PD-së 4 225 Dollarë. Shpenzime në rrjetet sociale ka bërë edhe Monika Kryemadhi me 2 962 Dollarë sponsorizime.

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment