Sport

Parashikoi ndeshjet e Botërorit 2018, “Salçiçja Psiqike” hedh dritë mbi Itali-Turqi, i surprizon të gjithë me zgjedhjen

Qeni mund të zgjedhë dy herë për të bërë parashikimin fitues: nëse zgjedh dy herë të njëjtin ushqim, skuadra që përfaqësohet me të parashikohet fituese, por nëse ai zgjedh të dyja herët ushqimet e të dyja skuadrave atëherë barazimi është në ajër
Featured image of article: Parashikoi ndeshjet e Botërorit 2018, “Salçiçja Psiqike” hedh dritë mbi Itali-Turqi, i surprizon të gjithë me zgjedhjen

ANGLI– Një qen nga Anglia me emrin “Salçiçja Psiqike” ka parashikuar ndeshjen e parë të Euro 2020, atë midis Italisë dhe Turqisë.Para qenit janë vendosur dy tasa me ushqimet tradicionale të vendeve përkatëse: Italia me spaghetti bolognese dhe Turqia me qebap.

Qeni mund të zgjedhë dy herë për të bërë parashikimin fitues: nëse zgjedh dy herë të njëjtin ushqim, skuadra që përfaqësohet me të parashikohet fituese, por nëse ai zgjedh të dyja herët ushqimet e të dyja skuadrave atëherë barazimi është në ajër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është pikërisht barazimi rezultati qe qeni parashikoi për sfidën hapëse të këtij kampionati, mes Turqisë dhe Italisë, duke zgjedhur një herë spagetin bolonjez dhe herën tjetër zgjodhi qebapin turk me mish qengji.“Salçiçja Psiqike” ka parashikuar edhe disa ndeshje të Kupës së Botës 2018.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment