Bota

Parashikoi Covid-19, infektimin e Donald Trump dhe… / Astrologia britanike jep shpresë, tregon se çfarë do të ndodh në fundvit: Bota do të mbledh veten

Një vit përpara kësaj, Jessica kishte dalë publikisht me paralajmërimet se një virus do të trazojë botën e madje kishte dhënë edhe një datë: 10 janar 2020. Pikërisht kjo do të rezultonte më vonë si data zyrtare e viktimës së parë të konfirmuar të Covid 19 në Wuhan të Kinës.
Featured image of article: Parashikoi Covid-19, infektimin e Donald Trump dhe… / Astrologia britanike jep shpresë, tregon se çfarë do të ndodh në fundvit: Bota do të mbledh veten

ANGLI– Në muajin shkurt, Jessica Adams e transformoi krejtësisht mënyrën e vet të të jetuarit. Fshiu gjithë çfarë kishte në agjendë, braktisi shtëpinë në Londër dhe u zhvendos në Tasmani ku jeton sot me dy qentë e saj.

“E dija se çfarë po vinte. Ndoqa këshillën qe i dhashë vetes time, dhe isha fiks në kohë. Ndonjëherë, duhet t’i biesh këmbanave të alarmit, dhe unë ashtu bëra”, rrëfen astrologia.

Një vit përpara kësaj, Jessica kishte dalë publikisht me paralajmërimet se një virus do të trazojë botën e madje kishte dhënë edhe një datë: 10 janar 2020. Pikërisht kjo do të rezultonte më vonë si data zyrtare e viktimës së parë të konfirmuar të Covid 19 në Wuhan të Kinës.

“Viti 2020 ishte si piktura e Edvard Munch, “Ulërima”. “ Ishte një paralajmërim aq ekstrem sa nuk e dija a duhet ta bëja. Por në fund të fundit kjo është puna ime, nuk I shmangesha dot. Unë I paralajmëroj njerëzit- për pensionet, kursimet e tyre, për faktin që po hyjnë pak si shumë në borxhe dhe për të qenë gati kur bota kthehet përmbys”, thotë ajo. Për fat të keq,   ato paralajmërime asokohe nuk u dëgjuan shumë.

Sipas mediave të huaja kjo ndodhi pasi  Jessica nuk është ekonomiste, politikane apo virologe; është një astrologe britanike . E ndërsa ndjekësit e saj i morën për të mirëqenia parashikimet e Adams, shumë të tjerë menduan se ishte thjesht një mashtrim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas mediave ka qenë pikërisht kjo aestrologe e cila tha se presidenti i Amerikës Donald Trump do të infektohet me koronavirus. Por jo vëtëm kaq pasi ajo tha se do të ndodh dhe një tërmet brenda familjes mbretësore dhe në të vërtetë ashtu ndodhi pasi princi Harry u shkëput nga familja mbretërore për shkak të bashkëshortes amerikane, tani na tregon se çdo të ndodhë në fund të vitit.

“Krishtlindjet do të jenë fantastike. Gjërat do të nisin të ndryshojnë tre ditë përpara vigjiljes së Kërshëndellave për sa i takon miqësisë, grupeve, sigurisë globale. Bota më në fund do ta mbledhë veten”, shprehet ajo.

Astrologjia dikur merrej mjaft seriozisht, e anglezët ende e kujtojnë sesi në shekullin e 17’të, astrologu William Lilly parashikoi Zjarrin e Madh të Londrës.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment