Politike

Parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Tiranën, PD gëzon rritje, por pritet të kryesojë PS

Sondazhi i tretë i kompanisë MRB për Euronews Albania tregoi se shumica e votuesve në qarkun e Tiranës priren të votojnë PS-në me një diferencë 4.3% më shumë se PD-në:
Featured image of article: Parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Tiranën, PD gëzon rritje, por pritet të kryesojë PS Sondazhi

TIRANË- Partia Demokratike po gëzon rritje të mbështetjes së votuesve megjithatë rezultati i zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës pritet të jetë me një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste.

Sondazhi i tretë i kompanisë MRB për Euronews Albania tregoi se shumica e votuesve në qarkun e Tiranës priren të votojnë PS-në me një diferencë 4.3% më shumë se PD-në:

PS – 42.2%
PD – 37.9%
LSI – 5.5%
Të tjerë – 1.8%
Nuk do të votoj – 3.2%
Nuk e di – 7.9%
Nuk përgjigjet – 1.5%

Krahasuar me dy sondazhet e shkuara, PS ka mbajtur pak-a-shumë të njëjtin nivel prej rreth 42% (42%; 41.5%; 42.2%), ndërsa koalicioni i PD-së “Aleanca për Ndryshim” ka gëzuar rritje të ndjeshme (31.7%; 36.5%; 37.9%). Ndryshe duket gjendja për LSI-në që ka pësuar tkurrje të mbështetjes nga 6.4 në 5.5%.

Duke analizuar prirjen e votës dhe sjelljen e votuesve në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, kompania MRB parashikon që PS të fitojë qarkun e Tiranës me një diferencë 4.9%:

PS – 48.3%
PD – 43.4%
LSI – 6.3%
Të tjera – 2%

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vlen të thuhet se diferenca mes PS-së dhe PD-së është ulur ndjeshëm gjatë javëve të fundit nga 9.7% në dhjetor-janar në 4.9% në muajin prill.

Me këtë përqindje për qarkun e Tiranës do të kishim këtë shpërndarje mandatesh:

PS – 18 mandate
PD – 16 mandate
LSI – 2 mandate

Metodologjia

Sondazhi i tretë në nivel qarku për Tiranën u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1015 intervista ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 1 prilli deri më 15 prill.

MARRË NGA EURONEWS

Shto Koment