Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Sinoptikania: Kjo javë do të jetë e freskët me reshje shiu, por ja çfarë pritet të ndodhë në gusht e shtator

Kështu raportoi sinoptikania Adiola Bami tha se nga dita e nesërme priten vranësira dhe reshje në të gjithë vendin, që do të vijojnë edhe në fundjavë.
Featured image of article: PARASHIKIMI I MOTIT/ Sinoptikania: Kjo javë do të jetë e freskët me reshje shiu, por ja çfarë pritet të ndodhë në gusht e shtator Adiola Bami

Kjo javë pritet të jetë e freskët, me vranësira dhe reshje shiu, si dhe temperatura që nuk do t’i kalojnë 34 gradë celsius

Kështu raportoi sinoptikania Adiola Bami, në një lidhje në News24, teksa tha se nga dita e nesërme priten vranësira dhe reshje në të gjithë vendin, që do të vijojnë edhe në fundjavë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kjo javë ka nisur e qëndrueshme për zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore paraqiten vranësira. Ndërsa nga e marta pritet të ketë në gjithë vendin reshje shiu. Edhe në fundjavë do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Do të kemi rënie temperaturash gjatë mëngjesit, dhe që nuk do të shkojnë më shumë se 34 gradë. Një tjetër freski do të sjellë dita e martë. Kjo javë dp të vijojë e freskët dhe temperaturat nuk do të ngjiten më shumë se 34 gradë Celsius gjatë gjithë javës. Java tjetër paraqitet e qëndrueshme, por e hëna dhe e marta do të kenë vranësira, ndërsa më pas do të rikthehet i nxehti. Do të kemi temperatura të larta, pas kësaj jave, duke bërë që temperaturat të jenë më të larta se vlerat normal. Po kështu parashikohet edhe gushti e shtatori, me vlera mbi normalen”, tha sinoptikania.

Marrë nga BalkanWeb

Shto Koment