
SHQIPËRI– Sipas MeteoAlb, në ditën e sotme parashikohet të ketë intervale kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojne në skajin verior dhe jugor, ndersa pjesa tjetër e territorit paraqitet me kthjellime.
Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku moti i kthjellët do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
(a.k.dosja.al)