Politike

Ilir Beqaj tregon parashikimin e frikshëm: Nëse Shqipëria do të sillej si Suedia, do të kishim mbi 1 mijë të vdekur

Në një analizë, deputeti i PS-së shprehet se situata ka qenë e mirë.
Featured image of article: Ilir Beqaj tregon parashikimin e frikshëm: Nëse Shqipëria do të sillej si Suedia, do të kishim mbi 1 mijë të vdekur Ilir Beqaj, PS

TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka bërë një analizë lidhur me masat e marra nga qeveria në luftën ndaj COVID-19 dhe e ka krahasuar me shtetin suedez, shtet i cili ishte kudnër të gjithëve dhe nuk pati kufizime për qytetarët. Në një analizë, deputeti i PS-së shprehet se situata ka qenë e mirë.

Teksa është shprehur se qeveria ka marrë masa shumë të mira dhe që kanë dhënë efekt, Beqaj shprehet se “nëse Shqipëria do të kishte përqafuar qasjen suedeze të moskufizimeve po supozojmë se do të kishte të njëjtin efekt në pasojat në shëndetin e qytetarëve të saj.

Vdekje për 1 milion banorë

Do të kishim 9,249 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 1,107 fatalitete. Sesi do ta kishte përjetuar shoqëria shqiptare këtë përmasë të pasojave të COV-19 në shëndetin e bashkëqytetarëve të saj nuk jam në gjendje ta përfytyroj, por meqë nuk ndodhi nuk ia vlen të zgjatemi këtu. Ndërsa histerinë e opozitës jashtëparlamentare askush nuk e ka të vështirë ta përfytyrojë”, shprehet ish-ministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë, Beqaj trazoi ujërat në opinionin publik ku publikoi një nismë për uljen e rrogave dhe pensioneve në Shqipëri si një masë për përballimin e COVID-19. Kjo deklaratë e tij shkaktoi debate dhe ai u shpreh se është keqkuptuar pasi nuk e ka pasur për pensionet e të moshuarve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment