LIVE UPDATES
Aktualitet

VD: Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër, 45-vjeçari-Policinë: Po më ndjekin…

15 Tetor 2021, 13:37 Nga DOSJA
VD: Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër,

SHKODËR– Policia e Shtetit kanë parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë të Shkodrës, ku një person është tentuar që të merret peng. Siç edhe duket nga pamjet e publikuara nga Policia, makina me të cilin po qarkullonin tre persona, u ndalua nga furgoni i efektivëve. Ishte një 45-vjeçar, me iniciale A.T., ai që ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur që qarkullonin me një mjet “Golf”. Kështu Policia u vu në ndjekje të tyre, e në momentin e ndalimit u gjeti me vete tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë. Po ashtu, në banesën e njërit prekj tyre, i identifikuar si Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, gjetën dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak. Po ashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe Z. V., banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë.

Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, lëndë djegëse benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një sulm të mundshëm ndaj një personi, falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale, bënë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.

Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër , ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.

Strukturat hetimore dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit të dyshuar, në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë intensivisht punën për zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shkodres shkoder tentative per pengmarrje shkoder policia e shkodres shkoder tentative per pengmarrje shkoder

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni