Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
LEZHË- Dy vëllezërit, Elton dhe Ardit Keçani janë prangosur nga Policia e Lezhës, e cila ka parandaluar kështu edhe një krim brenda familjes. Të dy dhunuan 53-vjeçarin me iniciale G.J., i cili u shpëtua nga Policia. Po ashtu në shtëpinë e tyre, Policia ka gjetur edhe një armë automatik me 90 fishekë. Ndërkohë që nuk dihet ende se përse ka nisur konflikti mes tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Lezhë
Policia e Lezhës parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje. Ushtruan dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, për motive të dobëta, dhe tentuan të merrnin armën e zjarrit në banesën e babait të tyre, por reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë dy vëllezërit për dhunë ndaj 53-vjeçarit. Në pranga dhe babai i tyre, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë marrë njoftim për një konflikt mes disa personave me lidhje familjare me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur SMT, Lezhë. Sipas informacioneve personat posedonin dhe armë zjarri në banesë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar se shtetasit A. K. dhe E. K.(vëllezër) po ushtronin dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre, shtetasit G. J. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë arritur t’i neutralizojnë dhe t’i vënë në pranga 2 vellëzerit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.
Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit L. K. (babai i dy vëllezërve), ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik me fishek në fole dhe 90 fishekë.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. K., 57 vjeç, E. K., 29 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, banues në Lezhë.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
QERRET– Grupi hetimor ka në tavolinë një pistë hetimi për vdekjen e katër turistëve rusë: atë të vrasjes. Mësohet se paraprakisht u raportua se dy ç...
Kjo ngjarje e përsëritur në një familje tjetër në Tiranë, duhet të jetë një mësim i mirë për këdo që mban para të thata në banesë dhe që i fsheh ku të mundet. N...
GREQI– “Protothema” ka nxjerrë një raport lidhur me vdekjen e Konstandinos Kaçifas. “THEMA” zbulon detaje të raportit të prokurorit, i cili bën thi...
DURRËS- Beram Kulla është arrestuar nga Policia e Krujës ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim. Në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga zona e Astirit në Tiranë, aty ku nënë e bir u hodhën nga kati i tretë i pallatit pasi zjarri përfshiu apartame...
TIRANË– Punonjësit e kompleksit “Gloria Palace” kanë treguar rutinën e katër turistëve rusë që u gjetën të vdekur mbrëmjen e kaluar në dhomën e saunë...
TROPOJË- 27 vjeçari ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Bajram Currit gjatë një konfiklti të çastit me 53 vjeçatin B.M banuse...
TIRANË – Ngjarja e rëndë e ditës së sotme në Astir ku apartamenti u përfshi nga flakët, bëri që Hava Osmënaj të hidhej nga dritarja për të shpëtuar p...
TIRANË- Presidenit i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka shpërndarë raportin e “World Justice Project” që sipas tij është tregues i gjendjes reale në të ...
TIRANË– Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku 4 turistë rusë u gjetën të vdekur brenda saunës. Parapra...