Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, në kërkim një 20-vjeçar. Arrestohet burri, rrahu gruan brenda lokalit në Astir

20-vjeçari me iniciale I.S., është përfshirë në një debat me T.SH., dhe më pas nuk i ka kursyer as dhunën. 
Featured image of article: Plagosje me thikë në Tiranë, në kërkim një 20-vjeçar. Arrestohet burri, rrahu gruan brenda lokalit në Astir Foto ilustruese

TIRANË– Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë, gjatë një konflikti të nisur për motive të dobëta. Policia bën me dije se ka parandaluar përshallëzimin e konfliktit mes një 51-vjeçari dhe një të riu. Mësohet se një 20-vjeçar me iniciale I.S., është përfshirë në një debat me T.SH., dhe më pas nuk e ka kursyer as dhunën ndaj tij. 

Gjithashtu, gjatë natës, është arrestuar edhe një 30-vjeçar me iniciale E. L., i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij në një nga lokalet e Unazës së Re.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.

Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohet një shtetas, tjetri shpallet në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në “Misto Mame”, ku dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas një pune të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit:

T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 30 vjeç, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment