Rajoni

Parandalimi i Covid-19/ Kosova miraton ligjin: Kush nuk zbaton rregullat do të marrë gjobë nga 35 deri në 500 euro

Ligji i cili u propozua  para pesë muajsh nga një grup prej gjashtë deputetëve, në krye me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, u miratua ditën e sotme me shumicë votash.
Featured image of article: Parandalimi i Covid-19/ Kosova miraton ligjin: Kush nuk zbaton rregullat do të marrë gjobë nga 35 deri në 500 euro Foto Ilustruese

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ditën e sotme, ka miratuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19.  Kështu sipas mediave kosovare personat që nuk do të zbatojnë ligjin do të marrin gjobë nga 35 deri në 500 euro. Në këtë ligj përfshihet mosmbatja e maskës dhe distanca sociale.

Ligji i cili u propozua  para pesë muajsh nga një grup prej gjashtë deputetëve, në krye me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, u miratua ditën e sotme me shumicë votash.

Mediat kosovare raportojnë se ‘ligji ka për qëllim që të krijojë hapësirën e domosdoshme juridike për autoritetet me qëllim të luftimit dhe parandalimit të pandemisë”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova është një nga vendet më të prekura me Covid-19 ku deri më tani kanë humbur jetën 381 persona dhe janë infektuar  11.130  të tjerë.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment