Aktualitet

Paralajmëron zv/ministri Xhafaj: Situata do të përkeqsohet, temeperaturat do të ulen dhe vendi do të pushtohet nga ngricat

VIDEO
Ai u shpreh se bashkia e Elbasanit do të ketë ngrica dhe shumë problematika, duke shtuar se në disa zona të thella, banorët janë ende të bllokuar.
Featured image of article: Paralajmëron zv/ministri Xhafaj: Situata do të përkeqsohet, temeperaturat do të ulen dhe vendi do të pushtohet nga ngricat Etjen Xhafaj

TIRANË– Zëvendës ministri Etjen Xhafaj ka paralajmëruar përkeqësimin e motit në vend. Në një lidhje në Repoert Tv, Xhafaj tha se pas orës 18:00 do të rinisin reshjet dhe temepraturat do të zbresin, duke bërë që situata në vend të përkeqësohet.

Ai u shpreh se bashkia e Elbasanit do të ketë ngrica dhe shumë problematika, duke shtuar se në disa zona të thella, banorët janë ende të bllokuar.

“Situata pritet të përkeqësohet me uljen e tmeperaturave në disa zona. Kufizoni lëvizjet jo të domosdoshme duke qenë se kemi një situatë kritike. Nga ora 18:00 e tutje pritet një ulje drastike e temperaturave dhe në zona fushore,  si bashkia Elbansan ku jam tani do kete problematika. Do ketë ngrica. Ka një sërë zonash të thella ku ka pasur problematika për lëvizjen. Në aksin Lezhë Milot ka pasur problematika.  Ka një sërë zonash me problematika. Duhet të përmendim aksin Lezhë Milot. Nga mbrëmja e kaluar është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda. Ka zona të bllokuara edhe në Elbasan janë zona të thella. Emergjencat e zonave civile po mundohen të hapin rrugën për të kaluar. Moti pritet të jetë i keq dhe në 24 orët në vijim. Qytetarëve u bëj thirrje të mos lëvizin dhe të rrinë brenda. Jemi duke vlerësuar situatën. Ka një problematikë që ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut por edhe të borës. Janë ngritur shtabe të emergjencës në të gjitha bashkitë,”- tha Xhafaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

HARTA LIVE/ Shqipëria paralizohet nga moti i keq, situata e rëndë në Lezhë, Krujë, Berat, Dibër, Korçë e Elbasan! 6 turistë lëshojnë alarmin SOS nga Vermoshi. Qindra qytetarë kaluan natën në makinë, mes tyre dhe Basha (SITUATA)

(f.m/dosja.al)

Shto Koment