Bota

Paralajmërimi i tmerrshëm i OBSH-së: Covid-19 ende nuk ka arritur kulmin, pandemia po përshpejtohet

Ai ka theksuar se vdekjet globale janë ulur por megjithatë në shumë vende ka një rritje të ndjeshme të rasteve.
Featured image of article: Paralajmërimi i tmerrshëm i OBSH-së: Covid-19 ende nuk ka arritur kulmin, pandemia po përshpejtohet Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Përditësuar:

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh ditën e sotme në një konferencë se  shpërthimi i koronavirusit është duke u përshpejtuar dhe se kulmi i pandemisë nuk është arritur ende.

“Shpërthimi është duke u përshpejtuar dhe ne nuk kemi arritur në kulmin e pandemisë. Pas më shumë se 6 muajsh, çështja e unitetit kombëtar dhe solidaritetit global është e pamohueshme. Ne nuk mund të lejojmë asnjë përçarje.”, tha ai .

Ai ka theksuar se vdekjet globale janë ulur por megjithatë në shumë vende ka një rritje të ndjeshme të rasteve.

Ndërkohë Dr.Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, tha që ka disa shpjegime të mundshme për rënien globale të vdekjeve. Sipas tij, mund të jetë thjeshtë një vonesë, por vdekjet mund të rriten sërish në ditët në vijim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera ai ka thënë se më shqetësuese është rritja e rasteve  të reja.  “Ky nuk është thjesht rezultat i testimit.”, tha ai.

Burimi:cbsnews.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment