Politike

Paralajmërimi i ndërkombëtarëve, Rama: Wadephul u tregua i nxituar, nënçmoi Kuvendin e Shqipërisë, e çmoj si mik, por…

VIDEO
Rama tha se Gjermania për të është pikë referimi, por Wadephul ishte treguar zhgënjyes për të.

TIRANË: Kryeministri Edi Rama u shpreh i zhgënjyer për deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët një ditë më parë u pozicionuan kundër ndryshimeve kushtetuese.

Rama tha se Gjermania për të është pikë referimi, por Wadephul ishte treguar zhgënjyes për të.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Ditën e djeshme në një prononcim Wadephul, u shpreh se ndryshimet kushtetuese nëse do të miratohen, do të ishin shkelëse, a ju shqetësojnë këto qëndrim?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: Nuk jam një dijeni të një deklarimi të ministrit. Do ta shoh. Por përgjigjia ime është se Gjermania është një pikë referimi për botën dhe për ne. Gjithçka që ajo mishëron është një shëmbellim demokracie. Me shembullin e saj tërheq Europën. Deklarimi i djeshëm ishte zhgënjye në planin etik, i nxituar dhe i ç’balancuar. Është një mik mjaft i mirë ai dhe e çmoj shumë për ndikimin që ka për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike në Shqipëri. Ka mirënjohjen time për çdo orë që ka shpenzuar për shqiptarët. Ai e çmon shumë marrëvehsjen e 5-qershorit, por deklarimi i djeshëm nënçmon Kuvendin e Shqipërisë. Me votën e sotme ne jemi dakort, por ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht. Duam të shkojmë përtej saj.

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment