Politike

‘Le të ketë luftë civile’, kreu i PD Elbasan e thotë hapur: Patjetër…edhe vëlla-vrasje! Liria do trupat tanë! (Video)

  • Shoqërohet në Polici ish-deputeti i PD në Elbasan
  • Aurel Bylykbashi ka bërë sot një paralajmërimi i frikshëm, ku ka theksuar se në 30 qershor do të ketë vëllavrasje dhe luftë civile. Por është shprehur se ky nuk është një problem pasi sipas tij rrugë tjetër nuk ka për të larguar Ramën.
    Përditësuar:

    Elbasan- Ish-deputeti i PD-së Aurel Bylykbashi i cili u arrestua nga policia pas protestës në Librazhd ka bërë sot një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Ai është shprehur se në 30 qershor mund të ketë dhe vëllavrasje dhe luftë civile po ka theksuar se rrugë tjetër nuk ka për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij nuk është problem edhe të ketë luftë civile pasi qytetarët tashmë nuk kthehen më mbrapsht.

    “Nga ana tjetër është data 30. Ka shume zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do të ketë lufte civile, do te ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë  gjyshërit tanë në 1944!!”, shprehet ai.

    Deklarata e Bylykbashit u bë gjatë themelimit të Aleancës për Mbrojtjen e Qytetarit në Elbasan.

    Reagimi i plotë:

    Nuk trembemi nga asgje dhe askush! Demokracia dhe Lirija jane ne rrezik!! Fjala ime dje ne krijimin e Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Lirise dhe Demokracise ne Elbasan.
    Pershendes krijimin e Aleances Qytetare per Lirine dhe Demokracine ne Elbasan!
    Ne rradhe te pare, deshiroj t’i sjell nje mesazh kesaj Aleance dhe nepermjet saj gjithe qytetareve te Elbasanit…
    Ne rast se do te kishim zgjedhje ne Shqiperi, Aleanca jone politike, Aleanca jone me qytetarin e thjeshte fiton zgjedhjet!! Kjo i ka bere keta qe te hyjne ne nje rruge te gabuar dhe te cojne vendin ne vellavrasje. Kjo Aleance qe krijohet sot ne Elbasan por qe krijohet edhe ne 61 Bashkite e Shqiperise, ka nje mision te qarte dhe te prere, Demokracia Shqiptare eshte ne rrezik!
    Ky vend ka sakrifikuar shume per demokracine, Risto, Demiri, Skenderi, Ismaili, dhjetera dhe qindra te tjere kane lene jeten dhe kockat per demokracine! Prandaj ne jemi sot ketu per te mbrojtur ate qe fituam ne 1990, mbas kaq vitesh burgosjesh, sakrificash, internimesh ne vendin tone!
    Aleanca e krijuar sot ne Elbasan, duhet te kete nje axhende dhe objektiva te qarta, jo vetem thjesht sensibilizim, jo vetem thjesht mesazhe te qarta kundershtareve te Demokracise dhe Lirise ne Shqiperi, por ne kemi dy ngjarje qe vijne: data 26, kur kryeministri Rama vjen ne Elbasan per te bere takimin e rradhes. Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurre, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!!
    Nga ana tjeter eshte data 30. Ka shume zera qe parashikojne kasandren, domethene do te kete lufte civile, do te kete vellavrasje! Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!!
    Ka vellavrasje, ka lufte civile? Le te kete!! Patjeter qe le te kete, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jone dhe nuk do te bejme gabimin qe bene gjysherit tane ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajne me mbrapa, kishin te drejte keta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen.
    Ne qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tane per ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta degjoje kete Elbasani dhe Tirana!!
    Nuk jemi ketu se po luajme politikisht, eshte shume me e madhe kjo qe po bejme, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rruge: o do te na shtypin ne punet tona, ne bizneset tona, do te na pengojne lirine e fjales, ose do te largohemi nga Shqiperia!
    Une kam zgjedhur te jetoj ne kete vend, dhe ashtu sic kam bere gjithe kete kohe, do te luftoj me gjithe fuqine e shpirtit per Demokracine dhe Lirine!! T’ua percjellim kete mesazh gjithe qytetareve te Elbasanit!

    (J.V.F.g/Dosja.al)

    Shto Koment