Rajoni

Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Ndarja e Kosovës mund të evitohet deri më 1 tetor

Sipas tij administrata aktuale e SHBA, administrata Trump ka braktisur politikën tradicionale të Amerikës karshi Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Republikën e Kosovës, duke u bërë partner me Serbinë.
Featured image of article: Paralajmërimi i ekspertit amerikan: Ndarja e Kosovës mund të evitohet deri më 1 tetor Daniel Serwer,

KOSOVË– Daniel Serwer, një prej ekspertëve më të njohur amerikan dhe një njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, thotë se kjo verë do të jetë vendimtare për shtetin e Kosovës.

Teksa Serwer ka zhvilluar një diskutim me një panel të Universitetit të Kolumbisë, ku ishte i pranishëm edhe David Philips, ka folur për të ardhmes së Kosovës.

Sipas tij administrata aktuale e SHBA, administrata Trump ka braktisur politikën tradicionale të Amerikës karshi Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Republikën e Kosovës, duke u bërë partner me Serbinë.

“Gjëja kryesore për të kuptuar është se amerikanët e kanë braktisur politikën e vendosur mirë në Ballkan në veçanti për Kosovën. Politika e vendosur në Ballkan kishte tre shtylla: Mbrojtja e popullatës së Kosovës dhe simpatia për aspiratat e pavarësisë së Kosovës, si dhe përkushtimi ndaj sovranitetit të Bosnjës; Mbështetje për demokracinë liberale në të gjithë Ballkanin; dhe angazhim për të vepruar në të njëjtën kohë me evropianët, veçanërisht me Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.”- është shprehur Serwer.

“Më në fund, është shumë e qartë që Beogradi, jo Sarajeva ose Prishtina, është sot partneri i preferuar i Ballkanit në Uashingto. Emisari i Trumpit, Richard Grenell, është duke shtyrë përpara një marrëveshje përmes korrigjimit të kufijve, është fatkeqësi që edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, tani për temën e kufijve ka të njëjtin qëndrim sikurse paraardhësja Federica Mogherini.”-  ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera ai thotë se shmangia e ndarjes së Kosovës mund të evitohet deri më 1 tetor për sa kohë nuk ka ndodhur akoma. Ai thotë se një vendim i Gjykatës Kushtetuese që do të vendoste kundër krijimit të një qeverie të re pa zgjedhje të reja do të ishte një vonesë e mirëseardhur.

“Një administratë e Biden duhet të mbyllë derën në shkëmbimet e tokës, me zë të lartë.”-është shprehur Serwer.

Ai tha se nëse Trump fiton një mandat të dytë atëherë presioni për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë do të zbehej. Ndërkohë sërish Serweri thotë se Richard Grenell do të ndiqte edhe më tej idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Serwer deklaron se muajt e ardhshëm do të jenë jetikë dhe vendimtarë për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Burimi: infoks.net 

A.C/Dosja.al

Shto Koment