Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Paralajmërimi i DASH për Lazaratin, banorët: Ambasadorja Kim të vijë të pijë një kafe me ne, nuk ka asnjë rrezik këtu,
25 Gusht 2021, 13:33Nga DOSJA
TIRANË– Qytetarët e Lazaratit janë ndjerë të ofenduar pas njoftimit të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku udhëzoheshin të gjithë shtetasit amerikanë që të bënin kujdes kur të vizitonin Shqipërinë për shkak të Covid-19 dhe për rrezikun që sipas tyre u kanosej në Lazarat.
Në një prononcim për FaxNews nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’ i bën thirrje ambasadores amerikane në Tiranë që të shkojë dhe pijë një kafe në fshat për të parë dhe vetë gjendjen aty.
“Kemi me qindra emigrantë në të gjithë botën, ku me thënë të drejtën nuk kemi dëgjuar që një djalë nga Lazarati të jetë përfshirë në veprimtari të tilla kriminale. Po ashtu në fshat ka gati shtatë vjet nuk kemi asnjë problem. Policia vjen dhe hynë pa problem në fshat. Këtu tashmë vijnë dhe flejnë turista, holandezë dhe amerikanë dhe nga kombësi të tjera. Gjërat nuk duhen parë në retroprespektivë duhen parë në prespektivë. Turistët këtu shijojnë vendet turistike të Lazaratit dhe kulinarinë. Shumica e të rinjve nga fshati kanë ikur, ka mbetur një pjesë e vogël të cilët merren me blektori, me bujqësi dhe me ndonjë biznes të vogël. Nëpërmjet jush në cilësinë e nënkryetarit të Shoqtës së Lazaratit, ftoj ambasadoren amerikane Yuri Kim të vijë të pijë një kafe në Lazarat”, tha nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’.
Një anëtar i Shoqatës Lazarati u shpreh se një nga arsyet e njoftmit të dhënë nga DASh është patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit, por pa e thelluar shumë si argument.
“Ne ndihemi të ofenduar nga deklarata e DASh. Patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit të cilët e kanë sulmuar vazhdimisht. Kjo është ajo që mundoj që mund të jetë dhe një nga arsyet. Këtu situata është e qetë dhe në përgjithësi bujqësia është zhvilluar në një masë të gjerë, po ashtu dhe blektoria. Shumë njerëz shkojnë dhe punojnë në fasoneri dhe biznese në qytet, ndërkohë që një pjesë e madhe e të rinjve kanë ikur jashtë shtetit,”- tha anëtari i ‘Shoqatës Lazarati’.
DASH, apeloi që amerikanët të rimendojnë udhëtimet në Shqipëri, për dy arsye: Covid19 dhe krimi në Lazarat. Sipas DASH, situata e sigurisë atje është e paqëndrueshme dhe Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur udhëtarët.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË-OSHEE lajmëron se dia zoan ën Tiranë do të mbesin pa energji elektrike ditën e nesërme, për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.Ditën e nesërme n...
TIRANË– Gerian Nano, 34 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fillim të Rrugës së Barrikadave. Ende ...
TIRANË– Pas tentativës për arratisje të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, në burgun 313 duket se ka nisur ahengu me muzikë dhe video humori. Burime p...
TIRANË– Gjendja e personave të plagosur në atentatin ndaj Bledar Muçës është stabilizuar. Elvis Tafani, një nga pesë të plagosurit e atentatit ndaj ...
LEZHË– Qyteti i Lezhës po vuan rafikun e rënduar të automjeteve. Radhët e krijuara janë deri në 8 kilometra, kryesisht në daljet e Lezhës për nga Ti...
Rrugët e brendshme të lagjes Mbrostar Ferko në Fier janë në gjendje të amortizuar. Pluhuri në vere dhe balta në dimër shoqërojnë banorët e kësaj lagjeje gjatë g...
TIRANË– ‘Dhunuesi’ i femrave në Tiranë me emrin Denis i cili u arrestua ditë më parë pasi sulmoi një vajzë të re është lënë i lirë. ‘JOQ’ ka ndarë disa pos...
TIRANË– GJKKO ka refuzuar të ndryshojë masën e sigurisë për Edlira Naqellarin. Ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqel...