Bota

‘Çmenden’ zyrtarët e burgut, u hapin qelitë 75 të burgosurve të rrezikshëm dhe i lënë të lirë në Brazil

Të burgosurit, të cilët i përkasin bandës më të madhe kriminale të drgoës në Brazil, Komanda e Parë e Kryeqytetit, po shijojnë lirinë falë ndihmës së stafit të burgut.
Featured image of article: ‘Çmenden’ zyrtarët e burgut, u hapin qelitë 75 të burgosurve të rrezikshëm dhe i lënë të lirë në Brazil Foto nga burgu
Përditësuar:

PARAGUAI– 75 të dënuar të cilët po vuanin dënimin në burgun e Paraguait janë liruar nga qelitë. Të burgosurit, të cilët i përkasin bandës më të madhe kriminale të drgoës në Brazil, Komanda e Parë e Kryeqytetit, po shijojnë lirinë falë ndihmës së stafit të burgut.

Zyrtarët vendas janë shprehur për mediat se kanë gjetur një tunel të hapur nëntokë, por ata dyshojnë se të burgosurit nuk janë arratisur aspak, por kanë dalë nga dyert kryesorë duke u ndihmuar nga rojet. Vetë Ministri i Brendshëm i Paraguait, Euclides Acevedo tha se ishte shumë i qartë se zyrtarët e burgut ishin të përfshirë.  “Ne zbuluam tunelin dhe besojmë se ishte një mënyrë për të fshehur mënyrën e arratisjes,”- tha ai në një deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komanda e Parë e Kryeqytetit, (PPC), ka mbi 30 mijë anëtarë dhe është e përfshirë në trafikun e drogës dhe të armëve. Ky grup kriminal vepron në Brazil, Paraguai, Bolivi e Kolumbi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment