LIVE UPDATES
Politike

FOTO/ Modë & politikë! Veshjet e politikaneve të PS-PD-LSI, kush bie më shumë në pah dhe kush i përmbahet stilit, ta

28 Mars 2021, 17:43 Nga DOSJA
FOTO/ Modë & politikë! Veshjet e politikaneve të PS-PD-LSI,

TIRANË- Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht në Shqipëri! Starti për ti mbushur mendjen qytetarëve ishte më 25 mars 2021 në sheshet kryesore të Tiranës, ndërkohë që vijon dita ditës në qytete dhe zona të ndryshme të vendit.

Përpos premtimeve që kandidatët bëjnë teksa takojnë qytetarët ajo që bie në sy është dhe pamja, si vishen dhe simbolet që përdorin.

Stil, elegancë dhe krijimtari… këto u vunë re në veshjet e disa prej grave shqiptare në politikë mirëpo pas nuk u lanë dhe disa meshkuj që tërhoqën vëmendjen tonë.

Çfarë veshën, kombinimet, stili dhe detajet…të gjitha i lexoni më poshtë:

E nisim artikullin me Monika Kryemadhin. Kryetarja e LSI-së iu është përmbajtur stili të saj, xhaketë me ngjyra të ndryshme, ndërsa poshtë e shoqëron me golf ose bluza të thjeshta.

Në kahun e Partisë Demokratike janë disa gra të cilat me veshjet që kanë zgjedhur në ditët e para të fushatës kanë tërhequr vëmendje. Grida Duma për elegancën dhe për faktin që guxon më së shumti duke përdorur fustane të ngushta, pardesy dhe taka. Hera herës, guximi duket dhe në ‘look’, flokët herë të lidhura e herë të lëshuara në onde, ndërsa grimi është gjithnjë i njëjtë, me tone të zeza. Floriana Garo, e cila tashmë mban postin e zëdhënëses së partisë blu, është shfaqur me ngjyra të PD. Fustane dhe pallto të gjata janë stili i saj, të cilat nuk munguan dhe në mitingun që u mbajt në sheshin ‘Nënë Tereza’. Jorida Tabaku po ashtu në daljet e saj për mediat si dhe në takimet me qytetarët shfaqet me një stil klasik. Albana Vokshi mban po të njëjtin stil. Xhaketë dhe një bluze poshtë, me flokët herë të lidhura dhe herë të lëshuara.

Kahu i PS-së shfaq më shumë ngjyrime! Nisim galerinë e fotove me minisren e shëndetësisë e cila është tashmë në media cdo ditë në raportimin për vaksinat. Ogerta Manastirliu ka lënë pas fustanet si koleget, duke zgjedhur hoodie me simbole të vecanta. ‘Voto 4’ është shkrimi që shihet në çdo bluze të ministres, e pasqyruar në forma nga më të ndryshmet, herë në formën e orës e një tjetër në atë të dy duarve.

Ministrja Elisa Spiropali mund të thuhet se është një ‘rivale’ e Dumës për sa i përket veshjes. Fustanet nuk mungojnë në asnjë paraqitje të sajën. Shpesh disa janë të ngushtë pas trupit, shoqëruar me diçka sipër, ndërsa herët e tjera është parë me fustane të lira. Flokët e Spiropalit janë gjithnjë të lëshuara dhe me onde në fund, ndërsa makeupi asnjëherë i tepruar.

Blerina Gjylameti është një tjetër ministre që ka filluar të ndjekë trendin e socialistëve me hoodie. ‘Voto 2’ është e stampuar në një bluze të zezë, veshje kjo që është parë dhe tek mbështetësit e saj. Duke mos u shkëputur nga trendi i hoodie-ve me stampime, përmendim Pandeli Majkon dhe Ervin Bushatin që po ashtu kanë stampuar shprehje në lidhje me partinë socialiste dhe me numrat që mbajnë në listat e 25 prillit.

Mimi Kodheli është një nga kandidatet e PS-së që zgjedh kostumet në diskutimet që zhvillon me qytetarët. Në mitingun e PS ajo zgjodhi një beretë në ngjyrën e partisë si dhe e shoqëroi me disa stampime në pallto po në të njëjtën ngjyrë. Nërkohë po në të njëjtin miting, ministrja Belinda Balluku zgjodhi të vishte një xhup të gjatë, dorashka, sigurisht që nuk mund të mungonte maska. U vu re se poshtë xhupit ajo kishte një hoodie në ngjyrë të kuqe. Në daljet e saj për mediat, vihet re se të preferuarat e saj janë kostumet, mirëpo kur bën prezantime në terren nuk mungojnë dhe xhins së bashku me bluze të thjeshta.

Të fundit, por jo nga rëndësia! Edi Rama dhe Lulzim Basha. Stilet e tyre janë totalisht të ndryshme, mirëpo është kombinimi i Ramës ai që tërheq vëmendjen. Kostume të ndërthurura me bluze poshtë, pallto të zeza me bluze të bardhë, jeshile…asnjëherë i njëjtë në veshje na shfaqet Rama. Nga ana tjetër Basha, i cili e ka pohuar dhe vetë se i përmbahet të njëjtit stil, shfaqet gjithmonë me një xhaketë të zezë të shoqëruar me këmishë apo bluze.

Kjo ishte dhe parada e veshjeve që janë pikasur në fillim të fushatës elektorale. Deri më tani nuk jemi surprizuar nga ajo çfarë kemi parë, mirëpo jemi ende ditë larg nga momenti final, ndaj me siguri do kemi ndonjë të papritur. Se nga cila parti mbetet të presim…

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama floriana garo grida duma lulzim basha monika kryemadhi partia demokratike partia socialiste veshjet ne fushate zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama floriana garo grida duma lulzim basha monika kryemadhi partia demokratike partia socialiste veshjet ne fushate zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni