Aktualitet

Paracaktimi i fituesit dhe procedurat fiktive/ Tenderi i dyshimtë 500 mijë $ i Postës Shqiptare

Një tender me vlerë 500 milionë lekë (të vjetra), i zhvilluar nga Posta Shqiptare në Prill 2019, ngre pikëpyetje të mëdha mbi paracaktimin e fituesit dhe realizimin e procedurave fiktive.
Featured image of article: Paracaktimi i fituesit dhe procedurat fiktive/ Tenderi i dyshimtë 500 mijë $ i Postës Shqiptare Tenderi për Postën Shqiptare

Një tender me vlerë 500 milionë lekë (të vjetra), i zhvilluar nga Posta Shqiptare në Prill 2019, ngre pikëpyetje të mëdha mbi paracaktimin e fituesit dhe realizimin e procedurave fiktive.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike nr.16/2019 është shpallur fituesi i tenderit “Blerje automatizimi i Zyrës së Këmbimit”, me fond limit 49.7 milionë lekë të reja.

Në këtë tender kanë marrë pjesë tre kompani: “Atom”, “S.A.S” dhe “Elektrosek”. Kompania fituese është shpallur “Elektrosek” me ofertën 47.7 milionë lekë të reja.

Formulari i njoftimit të fituesit

Dyshimet

Manualet e Prokurimeve Publike konsiderojnë me “flamur” të kuq prokurimet publike, kur kompanitë pjesëmarrëse paraqesin oferta shumë pranë fondit limit të caktuar nga autoriteti kontraktor, kur ofertat e kompanive janë shumë të përafërta me njëra-tjetrën, si edhe kur shpallet fitues vetëm kompania që plotëson kriteret e kërkesës, ndërsa të tjerat skualifikohen.

Në rastin konkret, tenderi i zhvilluar nga Posta Shqiptare me vlerë 500 milionë lekë (të vjetra) ose rreth 500 mijë USD, plotëson 3 nga kushtet e “flamurit të kuq”, pra të atyre rasteve kur dyshohet se procedurat e tenderit janë zhvilluar nën dyshime për paracaktim të fituesit.

1. Ofertat shumë pranë fondit limit
Tenderi për “Blerje automatizimi të Zyrës së Këmbimit”, zhvilluar nga Posta Shqiptare, ka pasur fond limit vlerën 49.7 milionë lekë të reja. Dy nga ofertuesit, konkretisht “Atom” dhe “S.A.S” kanë paraqitur ofertat e tyre saktësisht sa ishte fondi limit i vendosur nga ‘Posta Shqiptare”, pra 49.7 milionë lekë të reja.

Edhe kompania fituese, “Elektrosek”, ka dhënë ofertë shumë pranë fondit limit, në vlerën 47.7 milionë lekë të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2. Ofertat shumë pranë njëra-tjetrës
Në bazë të të dhënave publike, rezulton se 3 kompanitë pjesëmarrëse në tender kanë paraqitur oferta jo vetëm shumë pranë fondit limit të përcaktuar nga “Posta Shqiptare”, por edhe shumë pranë njëra-tjetrës.

Diferenca ndërmjet ofertës fituese, të paraqitur nga “Elektrosek” dhe ofertave të paraqitura nga “Atom” dhe ‘S.A.S” janë shumë të vogla, rreth 100 mijë lekë (të reja) nga njëra-tjetra.

3. Fitues vetëm ofertuesi i kualifikuar
Në këtë tender të zhvilluar nga “Posta Shqiptare”, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të institucionit ka skualifikuar dy kompani, “Atom” dhe “S.A.S”.

Sipas të dhënave publike, kompania “Atom” rezulton se “i mungon i gjithë dokumentacioni tekniko-ligjor i kërkuar”.

Ndërsa kompania “S.A.S”, njëlloj si për kompaninë “Atom”, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka konstatuar një seri mangësish në dokumentat e kërkuar për këtë tender.

Pas skualifikimit të dy kompanive, fitoi e vetmja që mbeti në garë, “Elektrosek”.

Marrë nga Bold News

Shto Koment