Aktualitet

“Para edhe në Gjibraltar”, Ngjela flet për goditjen e “peshqve të mëdhenj”: FBI ka marrë dosjet, nisi puna

Ngjela ka deklaruar se FBI ka marrë dosjet dhe ka nisur punën për hetimet e "peshqve të mëdhenj".
Featured image of article: “Para edhe në Gjibraltar”, Ngjela flet për goditjen e “peshqve të mëdhenj”: FBI ka marrë dosjet, nisi puna Spartak Ngjela

Tiranë- Spartak Ngjela ka deklaruar në lidhje me hetimet për zyrtarët e lartë se janë mbledhur dosjet dhe ka nisur hetimi i tyre nga ekspertët e SHBA-BE dhe FBI.

Sipas tij, ekspertët kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës dhe kanë gjetur shuma të mëdha parash, madje edhe në Gjibraltar. Sipas tij të gjitha këto para pas hetimeve do iu kthehen shqiptarëve.

“Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. Dosjet janë marrë, kanë filluar. Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur para shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit”.

Spartak Ngjela, avokat 

J.V/Dosja.al

Një Koment në ““Para edhe në Gjibraltar”, Ngjela flet për goditjen e “peshqve të mëdhenj”: FBI ka marrë dosjet, nisi puna

  1. NUK BESOJ AVOKAT.ESHTE GJENDJE RENDE.SALIU ESHTE KAPOJA,POR KA MIQ TE SHUMTE.LIKJA ESHTE I 2 TI.ESHTE MAFJE E GJALKE.LULI ESHTE PESHK-KRAP…!

Shto Koment