Bota

Rikthehet sërish vala e virusit në Kinë, infektohen 14% e pacientëve të shëruar, Covid-19 u gjet në mostrat e fekaleve

Miliona banorë të Hubeit, ish-qendra e pandemisë, ka mundësi që të largohen nga vendi pasi zyrtarët e kanë hequr izolimin e vendit, pra t gjitha rrugët janë të hapura.
Featured image of article: Rikthehet sërish vala e virusit në Kinë, infektohen 14% e pacientëve të shëruar, Covid-19 u gjet në mostrat e fekaleve Foto Ilustruese
Përditësuar:

KINË– Në Kinë, disa ditë më parë u konfirmua se të gjithë personat e infektuar me koronavirus ishin shëruar. Mirëpo ditën e sotme mediat e huaja kanë bërë me dije se rreth 14% e pacientëve që u shëruan njëherë nga koronavirusi, kanë rezultuar sërish pozitiv. Mediat shtojnë se Kina po frikësohet për arsye se mos do të ketë një shpërthim të dytë të koronavirusit.

Miliona banorë të Hubeit, ish-qendra e pandemisë, ka mundësi që të largohen nga vendi pasi zyrtarët e kanë hequr izolimin e vendit, pra të gjitha rrugët janë të hapura.

Ndërkohë, mjekët nuk dinë ende të japin një shpjegim se përse virusi rikthehet pas rikuperimit të pacientëve. Song Tie, zëvendësdrejtor i Qendrës Guangdong të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (Guangdong CDC), në një konferencë të martën (25 shkurt) u shpreh se pacientët që rikuperohen në fakt nuk janë plotësisht të shëndetshëm. Ai shtoi më tej se ata do të duhet të kujdesen mjaft mirë për shëndetin e tyre edhe për dy javët në vazhdim, pasi muhskëritë nuk u shërohen komplet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, nga ana tjetër, hulumtimet nga Universiteti Mjekësor Guangzhou dolën në përfundimin se virusi nuk ishte në rrugët e frymëmarrje por në mostrat e fekaleve, duke sugjeruar një rrugë të re të transmetimit të Covid-19. Cai Weiping, drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Infektive të Spitalit Popullor tha se pacientët që tashmë kanë rezultuar pozitiv do t’i nënshtrohen sërish karantinimi për 14 ditë.

Burimi: straitstimes

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment