Aktualitet

Parqet dhe rrugët në Tiranë plot me njerëz, shqiptarët shijojnë ditën me diell

Parqet dhe rrugët në Tiranë plot me njerëz. Nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese.

Tiranë- Ditën e sotme rrugët e Tiranës janë mbushur plot me njerëz. Në rrugë nuk ka vetëm nëna me fëmijë apo të moshuar, por nga të gjitha moshat. Parqet janë mbushur plot me njërëz dhe ata shfaqen pas maska apo doreza. Ndërkohë që fëmijë luajnë grumbull me njëri tjetrin. Mesa duket shqiptarët po shijojnë fundjavën dhe kjo shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme të realizuara në Tiranë.

Ndërsa, nga nesër hyjnë në fuqi disa masa të tjera lehtësuese, pasi do të rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë.

Foto nga kryeqyteti 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama njoftoi pas ditë më parë se pas 11 majit do të mbeten në zonën e kuqe bashkitë Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Kurbin, Krujë, dhe në këto zona do të jetë në fuqi i njëjti regjim oraresh. Ai theksoi se këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara. Sipas tij e gjitha pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe do të lejohet qarkullimi ndërqytetas me automjet privat deri në orën 21.00 të mbrëmjes. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment