LIVE UPDATES
Bota

Paqartësi në fund të mandatit të Presidentit Trump

5 Dhjetor 2020, 14:16 Nga DOSJA
Paqartësi në fund të mandatit të Presidentit Trump

Kur kanë mbetur më pak se shtatë javë nga përfundimi i mandatit të tij katër-vjeçar disa pyetje kanë mbetur ende pa përgjigje mbi Presidentit Donald Trump.

A do ta pranojë ai humbjen ndaj Presidentit të zgjedhur Joe Biden?

Deri më tani, zoti Trump nuk ka bërë asnjë lëshim nga qendrimi i tij dhe as i kërkohet ta bëjë një gjë të tillë. Pranimi i humbjes është thjesht një traditë mirësjelljeje, që shoqëron garat presidenciale, ku pranohet humbja dhe përgëzohet fituesi.

Megjithatë zoti Trump nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të pranonte hapur humbjen e zgjedhjeve, edhe pse tashmë zyrtarët në disa shtete kyçe kanë shpallur zotin Biden fitues, duke i hapur rrugën inaugurimit të tij më 20 janar si presidenti i 46-të i SHBA-së.

Presidenti Trump vazhdon të pretendojë se zgjedhjet u manipuluan dhe se mandati i dytë, iu vodh. Të mërkurën, ai publikoi një video 46 minutëshe mbushur me pretendime, të cilat janë provuar si të pavërteta, ku fliste për parregullsi në votime si dhe gjatë procesit numërimit të votave dhe ku përpiqej të provonte se ishte ai fituesi i zgjedhjeve.

Kutitë u mbushën plot me vota, pothuajse të gjitha për Biden-in. Dhe deri më sot të gjithë po përpiqen të kuptojnë se nga erdhën ato?!”, shprehej zoti Trump në video.

Unë kalova nga kryesimi i garës me shumë vota (në orët pas mbylljes së procesit të votimit) në humbjen me një diferencë të ngushtë në ditët që pasuan”, shtonte ai.

Pretendimet e Presidentit Trump shpjegohen lehtësisht me faktin se votat e shumta të dërguara me postë në ditët dhe javët para datës së zgjedhjeve, të cilat zoti Trump i ka kritikuar vazhdimisht, kryesisht anuan në favor të zotit Biden dhe u deshën disa ditë për t’i numëruar. Disa shteteve nuk u lejohej të fillonin numërimin e votave me postë deri në mbyllje të qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve.

Zoti Trump dhe ekipi i tij zgjedhor, i kanë humbur paditë e shumta për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në shtetet kyçe që votuan në favor të zotit Biden. Në një nga goditjet më të fundit ligjore, Gjykata e Lartë në Uiskonsin refuzoi të enjten të marrë në shqyrtim padinë e ekipit të tij ligjor në një përpjekje për të përmbysur humbjen me 20,000 vota në këtë shtet, duke thënë se çështja fillimisht duhet të shqyrtohej nga një gjykatë më e ulët.

Zgjedhjet presidenciale amerikane vendosen nga Kolegji Zgjedhor. Shtetet më numrin më të madh të popullsisë kanë dhe numrin më të madh të votave elektorale. Zoti Biden gëzon një avantazh prej 306 votash elektorale, i njëjti numër që zoti Trump fitoi në 2016, të cilin ai e shpalli si një fitore “të madhe” ndaj srivales demokrate, Hillary Clinton. Më 3 nëntor zoti Trump arriti të sigurojë 232 vota elektorale. Zoti Biden kryeson gjithashtu edhe për nga numri i votave popullore, me rreth 7 milionë vota më shumë se zoti Trump.

Votimi në Kolegjin Zgjedhor bëhet më 14 dhjetor, proces gjatë të cilit pritet që zoti Biden të shpallet zyrtarisht fitues i zgjedhjeve. Më pas Kongresi do të çertifikojë rezultatin e Kolegjit Zgjedhor në fillim të janarit, dy javë përpara betimit të zotit Biden në një ceremoni që do të zhvillohet në krahun perëndimor të Kapitolit.

Një tjetër pyetje lidhet me inaugurimin: A do të marrë pjesë zoti Trump në të?

Për më shumë se një shekull, çdo president në largim i është përmbajtur traditës dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të pasardhësit të tij, edhe kur një president ka humbur mandatin e dytë të tij përballë kundërshtarit.

Zoti Trump thotë se e ka marrë vendimin për ditën e inaugurimit por nuk ka pranuar ta bëjë publik, se ku do të jetë atë ditë. Ai po mendon rreth kandidimit të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Vetëm një president amerikan e ka bërë këtë deri tani. Grover Cleveland në vitin 1892, pasi i humbi zgjedhjet për mandatin e dytë, rivuri kandidaturën pas 4 vjetësh të tjera, duke fituar dhe shërbyer për jë mandat të dytë katër vjeçar.

Zoti Trump po i mban të hapura opsionet.

Ai u tha republikanëve gjatë një festë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë se: “Kanë qenë katër vite mahnitëse. Po përpiqemi ta bëjmë këtë edhe katër vite të tjera. Përndryshe, shihemi pas katër vitesh”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump

Sondazh

Poll
Bota 5 Dhjetor 2020, 11:14

BRITANI E MADHE– Danyal Sajid është një 21-vjeçar britanik, i cili është zbuluar nga mediat, duke dhënë dokumente false që njerëzit të vërtetonin s...

Bota 5 Dhjetor 2020, 10:05

SHBA-Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka folur për mënyrën e menaxhimit të pandemisë në Amerikë. Sipas BBC, në një intervistë të dhënë Biden ka thënë se nuk do ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni